Home Gjeo-Ekonomia Kryebashkiaku ukrainas: Kemi nevojë për mbylljen e qiellit

Kryebashkiaku ukrainas: Kemi nevojë për mbylljen e qiellit

Kryetari i qytetit të Lviv, i cili aktualisht është një qendër e madhe refugjatësh që i ikin luftës, ka folur për BBC.

“Lviv sot është një qendër e madhe e refugjatëve të luftës, më shumë se 200,000 njerëz vijnë në Lviv… dhe përgjegjësia ime, detyra ime është t’u jap maksimumin. Është puna ime”,-tha Andriy Sadovyi.

“Sulmi i sotëm ishte një tronditje. Kam pasur një takim me politikanë polakë dhe kryebashkiakë polakë. Dërgova një mesazh shumë të fortë, 20 km nga kufijtë e Bashkimit Evropian. Ne kemi nevojë për pajisje ushtarake, kemi nevojë për jelek antiplumb, kemi nevojë për helmeta. Ne kemi nevojë për mbështetje dhe ndihmë, ndihmë për refugjatët dhe ndihmë për trupat ukrainase”,-ka thënë ai.

I pyetur nëse Lviv, si një qytet afër një vendi të NATO-s, është një objektiv, ai thotë se Lviv është në një situatë të ngjashme me qytetet e tjera në Ukrainë, pasi është e vështirë të parashikohet se cili do të jetë objektivi i ardhshëm.

Në një mesazh të fundit për vendet e NATO-s, tani që lufta është afruar shumë më afër kufirit me ta, ai tha:

“Ne kemi nevojë për qiell të mbyllur, kemi nevojë për pajisje ushtarake… Ne kemi nevojë për një vendim sot. Ne kemi nevojë për jelek antiplumb sot, jo nesër. Nesër, raketa ruse përfundon në Bashkimin Evropian”./Opinion.al

Share: