Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, ka deklaruar ditën e sotme se marrëdhëniet e vendit të tij me Kinën janë më të forta se kurrë më parë.
Sipas tij, teksa vendet perëndimore janë munduar ta izolojnë Rusinë me sanksione të forta, Kina ka qenë ajo që ka refuzuar ta dënojë pushtimin. Ajo ka mbajtur gjatë gjithë kësaj kohë shkëmbime ekonomike dhe tregtare me Rusinë.
Rusia gjithnjë ka shpresuar që të krijojë një front të unifikuar lindor duke mbajtur lidhje të forta me Kinën
Megjithatë, Kina aktualisht po ka probleme ekonomike dhe ekspertët kanë sugjeruar se mund të mendojë dy herë përpara se të ofrojë mbështetje bujare për Rusinë.
Top Channel