Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një video të postuar në rrjetin social “Facebook” i bën thirrje qeverisë shqiptare të rimarrë në shqyrtim dy masa të propozuara nga partia e tij.
Sipas Bashës, kriza Rusi-Ukrainë mund të sjellë një efekt zinxhir në ekonomitë botërore dhe nga kjo preket edhe vendi ynë me rritjen e çmimeve.
PD propozon që qeveria duhet të ulë TVSH-në për çmimet e shportës dhe heqjen e taksës së karburantit.
“Në një situatë të rritjes së pritshme të çmimeve si pasoje e agresionit rus ndaj Ukrainës, vështirësitë ku ndodhen familjet shqiptare do të thellohen edhe më shumë.
Prandaj duhet që menjëherë qeveria të ketë gati një plan masash që të mundësojnë sigurimin e rezervave të mjaftueshme ushqimore, si dhe të përcaktojë mënyrat për t’u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë.
Për të kompensuar dhe lehtësuar familjet shqiptare në këto kushte, qeveria duhet të rimarrë në shqyrtim dy masa të propozuara nga Partia Demokratike:
- Uljen e TVSH për ushqimet e shportës nga 20 në 6 % dhe
- Heqjen e menjëhershme të taksës rama mbi Karburantin prej 240 lekësh për litër”,-shkruan në postimin e tij Basha./Opinion.al
https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Flulzimbasha.al%2Fvideos%2F516235479846773%2F&show_text=false&width=476&t=0