Home Gjeo-Ekonomia Mesazhi prekës i Zelensky në PE: Kjo ditë për disa njerëz mund...

Mesazhi prekës i Zelensky në PE: Kjo ditë për disa njerëz mund të jetë e fundit

Ka nisur seanca e jashtëzakonshme në Parlamentin Europian e cila po mbahet për agresionin rus ndaj Ukrainës.

Në nisje të saj të gjithë pjesëmarrësit janë ngritur në këmbë dhe kanë përcjellë duartrokitije të forta për Ukrainën, ndërsa në mesin e tyre ishte dhe përfaqësuesi i Ukrainës.

Më pas një mesazh prekës ka dhënë Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Duke folur përmes një video-call , ai thotë se ukrainasit po paguajnë “çmimin më të lartë”, jetën për të mbrojtur lirinë.

“Të pranishëm në këtë seancë plenare, ju përshëndes. Nuk di si t’iu falënderoj e përshëndes të gjithëve, pasi nuk mundem të them mirëmëngjes apo mirëmbrëma, sepse kjo ditë për disa njerëz mund të jetë e fundit. Unë flas sot për qytetarët e mi, për qytetarët e Ukrainës që po mbrojnë lirinë. duke paguar me çmimin më të lartë. Jam i lumtur që është kjo frymë bashkuese, jam i lumtur që jeni bashkuar të gjithë vendet e BE. Nuk e kam ditur, por ky është çmimi që ne duhet të paguajmë”, tha ai./Opinion.al

Share: