Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka bërërëndësishëm një njoftim për të gjithë shqiptarët në Rusi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministria e Jashtme e Shqipërisë ka vënë në dijeni shtetasit e saj në shtetin rus se për shkak të bllokimit të rrjeteve sociale në Federatën Ruse, ambasada shqiptare atje e ka të pamundur aksesin në profilet e saj në Facebook dhe Twitter.
Për këtë arsye, ministria u drejtohet shqiptarëve të cilët gjenden në situata emergjente, kur ka një kërcënim real për shëndetin, sigurinë dhe jetën e tyre të kontaktojnë në numrin e telefonit +7 929 968 05 38.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se për shkak të bllokimit të rrjeteve sociale në Federatën Ruse, Ambasada e Republikës së Shqipërisë e ka të pamundur aksesin në profilet e saj në Facebook dhe Twitter.
Shtetasit shqiptarë të cilët gjenden në situata emergjente, kur ka një kërcënim real për shëndetin, sigurinë dhe jetën e tyre (ose të një shtetasi tjetër shqiptar) të kontaktojnë në numrin e telefonit +7 929 968 05 38
Për të kontaktuar me Ambasadën, mund të përdorni adresën e postës elektronike: embassy.moscoë@mfa.gov.al
Gjithashtu mund të telefononi në numrat e telefonit +7 495 982 38 52 ose +7 495 982 38 53.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po e ndjek me vëmendje situatën në Rusi dhe mbetet në gatishmëri për t’i ofruar ndihmë dhe asistencë shtetasve shqiptarë të cilët ndodhen atje”,-njofton ministria e Jashtme e Shqipërisë./Opinion.al
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2FAlbanianMEFA%2Fposts%2F295816149358530&show_text=true&width=500