Rusia krime lufte në Ukrainë / Shqipëria, SHBA-ja dhe 4 vende të tjera akuzojnë hapur Putinin
Shqipëria së bashku me SHBA, Britaninë e Madhe, Francën, Irlandën dhe Norvegjinë kanë akuzuar Rusinë për krime lufte në Ukrainë, pasi Parisi zyrtar thotë se Vladimir Putin nuk ishte i interesuar realisht të negociojë mbi një marrëveshje paqeje.
Gjashtë vendet sfiduan Rusinë përpara një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ndërsa sekretarja e jashtme britanike, Liz Truss, tha se tani kishte “prova shumë, shumë të forta” të krimeve të luftës që kryheshin nga forcat ruse.
“Vladimir Putin është pas tyre,” tha Truss. “Përfundimisht është një çështje që i takon gjykatës penale ndërkombëtare të vendosë se kush është apo jo kriminel lufte dhe që ne të sjellim provat“.
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, tha se ishte dakord me Joe Biden se krimet e luftës ishin kryer në Ukrainë, duke shtuar se ekspertët amerikanë ishin në proces të dokumentimit dhe vlerësimit të krimeve të mundshme të luftës.
Top Channel