Ish-kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov është arrestuar në një operacion masiv special, të zhvilluar nga Drejtoria e Policisë Kombëtare, në lidhje me më shumë se 120 raste të keqmenaxhimit të fondeve të BE-së.
Janë arrestuar edhe ish-ministri i financave Vladislav Goranov, ish-kryetarja e komisionit buxhetor Mensa Stoyanova dhe ish-zëdhënësja e qeverisë Sevdalina Arnaudova. Lajmi u konfirmua nga Ministria e Punëve të Brendshme për Televizionin Kombëtar Bullgar./Opinion.al