Home Gjeo-Ekonomia Ukrainë: Marrëveshje për armëpushim lokal në Luhansk

Ukrainë: Marrëveshje për armëpushim lokal në Luhansk

Guvernatori i rajonit të Luhanskut në Ukrainën lindore tha se ishte arritur një marrëveshje për një armëpushim të përkohshëm për evakuimin e civilëve të bllokuar nga luftimet.

Reuters shkruan se guvernatori Serhiy Gaidai tha në aplikacionin e mesazheve Telegram se armëpushimi do të hynte në fuqi në orën 9 të mëngjesit me kohën lokale.

Luhansk ndodhet në rajonin e Donbasit, i kontrolluar nga prorusët, ku janë kryer luftimet të ashpra që prej fillimit të agresionit rus.

Share: