FJALA E MBAJTUR NË MBLEDHJEN E KËSHILLIT BASHKIAK
Te nderuar bashkeqytetar te Shkodres,
Te nderuar Keshilltare dhe keshilltare,
Zonja e Zotni,
Ne fund te mandatit tim ne sherbim, Kryetare e Bashkise se Shkodres, dua te falenderoj te gjithe per bashkepunimin.
Gjate ketyre viteve me pune dhe perkushtim, duke perdorur te gjitha aftesite dhe dijet profesionale, kam drejtuar dhe kontribuar ne mireadminsitrimin e Bashkise se Shkodres.
Kanë qenë 7 vite jo të lehta për të gjithë. Kemi kaluar së bashku shumë sfida, kemi tejkaluar nga rruga jonë shumë pengesa. Çdo gjë e kemi arritur bashkë, duke u mbështetur tek njëri- tjetri, duke menduar së pari si qytetarë, për nevojat dhe vizionin tonë për Shkodrën.
Jam e bindur se sot Shkodra, e cila qe nga viti 2015 është me territor e popullsi të shumëfishuar, ka ecur përpara, është zhvilluar permes permiresimit te sherbimeve dhe rritjes se investimeve vendore, dhe kam besimin se do të vijojë në të njëjtën rrugë.
Falenderoj me zemër të gjithë banorët e Bashkisë tone ne Shalë, Shosh, Pult, Postribë, Rrethina, ne Anën e Malit, Velipojë, Dajç, Berdice, ne Gurin e Zi dhe ne te gjitha lagjet e qytetit tone.
Çdo gjë që kemi arritur, e kemi bërë falë mbështetjes tuaj, bashkëpunimit, konsultimit dhe përgjegjshmërisë në qeverisjen e përbashkët të Shkodrës.
Në momentet më të vështira, të cilat për hir të realitetit nuk kanë munguar, kam gjetur forcë, kam marrë frymezim tek banorët kudo në territor. Ju jam mirënjohëse!
Në këto 7 vite, kemi qeverisur Shkodrën bashke me këshillin bashkiak.
Pohoj me kënaqësi, se në punën tonë, si administratë dhe këshill bashkiak, na ka udhëhequr interesi i Shkodrës dhe i shkodranëve.
I falënderoj publikisht të gjithë këshilltarët, me të cilët kam punuar përtej çdo bindje, vetëm në interesin e shtëpisë tonë të përbashkët.
Falenderimet e mija janë edhe për deputetët, pavarësisht përkatësisë politike. Besoj se janë përpjekur të bëjnë më të mirën për Shkodrën, ashtu si të gjithë ne.
Natyrisht, në këto 7 vite, kemi patur mbështetje shume te madhe te partnerëve, vendas dhe të huaj, te shoqërisë civile, te intelektualëve, kontributi i të cilëve ka qenë dhe mbetet i çmuar në vijimësi.
Në fund, falenderoj administratën e Bashkisë Shkodër, e cila ka punuar dhe punon per te permbushur detyrimin dhe pergjegjesine per te realizuar projektet tona.
Me të gjitha mundësitë e aftësitë e mija, une do të vazhdoj të jap kontributin tim për Shkodrën e shkodranët. Qe në vitin 2015 e deri me sot, pozicionin e kryetares së bashkisë e kam vleresuar si mundësi për të përmirësuar jetën e bashkëqytetarëve tane.
Falenderoj veçanerisht familjen time per mbeshtetjen e pa kursyer per angazhimin tim ne kete detyre.
Në mbyllje, uroj për detyrën kryetarin e ri të Bashkisë z. Bardh Spahia.
Shkodra ka nevojë për secilin nga ne, për kontributin e secilit, pavarësisht pozicionit që ka, brenda apo jashtë territorit të Bashkisë.
Ftoj të gjithë shkodranët ta bëjnë këtë.
Na u priftë e mbara!
Zoti e bekoftë Shkodrën!
Faleminderit!