Home Gjeo-Ekonomia Zelensky: Nëse s’ka marrëveshje me Putin, nënkuptohet një Luftë e Tretë Botërore

Zelensky: Nëse s’ka marrëveshje me Putin, nënkuptohet një Luftë e Tretë Botërore

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të dielën se është i gatshëm të negociojë me presidentin rus Vladimir Putin, por paralajmëroi se nëse negociat dështojnë, kjo mund të nënkuptojë se lufta midis dy vendeve do të çojë në “një Luftë të tretë Botërore”.

“Jam gati për negociata me të. Dhe unë mendoj se pa negociata, ne nuk mund t’i japim fund kësaj lufte,” i tha Zelensky Fareed Zakaria të CNN në një intervistë ekskluzive të dielën në mëngjes.

“Nëse ka vetëm 1% mundësi që ne ta ndalojmë këtë luftë, mendoj se duhet ta shfrytëzojmë këtë shans. Ne duhet ta bëjmë atë. Unë mund t’ju them për rezultatin e këtyre negociatave – në çdo rast, ne po humbasim njerëz në baza ditore, njerëz të pafajshëm në terren”, tha ai.

Ai vazhdoi: “Forcat ruse kanë ardhur për të na shfarosur, për të na vrarë. Dhe ne mund të tregojmë dinjitetin e popullit tonë dhe të ushtrisë sonë që ne jemi në gjendje t’i japim një goditje të fuqishme, ne jemi në gjendje ta kthejmë kundër. Por, mendoj se ne duhet të përdorim çdo format, çdo shans për të pasur një mundësi për të negociuar, mundësinë për të biseduar me Putinin. Por nëse këto përpjekje dështon, kjo do të thotë se kjo është një luftë e tretë botërore”./Opinion.al

Share: