Home Gjeo-Ekonomia Greqia i bashkohet indinjatës evropiane për masakrën në Bucha, shpallen “non grata”...

Greqia i bashkohet indinjatës evropiane për masakrën në Bucha, shpallen “non grata” dhe dëbohen 12 diplomatë rusë

Ministria e Punëve të Jashtme greke ka njoftuar se ka dëbuar 12 anëtarë të misioneve diplomatike dhe konsullore të Rusisë në vend.

Sipas ministrit të Jashtëm, Niko Dendias, diplomatët janë shpallur si persona “non grata” në Greqi.

Kujtojmë se më shumë se 200 diplomatë rusë gjithsej janë dëbuar në Evropë në tre ditët e fundit, fill pas bërjes publike të masakrave të kryera nga rusët në rrethaniat afër Kievit dhe veçanërisht në qytetën e Buchas.

Njoftimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme greke:

Autoritetet greke kanë shpallur persona “non grata” 12 anëtarë të Misioneve Diplomatike dhe Konsullore të Federatës Ruse, të akredituar në Greqi.

Të lartpërmendurit u shpallën të padëshirueshme në përputhje me dispozitat e Konventës së Vjenës për Çështjet Diplomatike të vitit 1961 dhe Konventës së Vjenës për Çështjet Konsullore të vitit 1963. Ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm kishte njoftuar më herët ambasadorin rus për këtë vendim.

Kujtojmë se një numër vendesh evropiane, duke përfshirë Gjermaninë, Francën dhe Italinë, kanë vendosur të dëbojnë dhjetëra diplomatë rusë në orët e fundit.

360grade.al

Share: