Shkollën fillore dhe të mesme i ndoqi në Gjakovë dhe studioi për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 1977 filloi studimet pasuniversitare në Departamentin e Historisë në Universitetin e Prishtinës, më pas në vitin 1979 u diplomua me tezën e tij “Lidhja e Prizrenit në arkivat gjermane”.
Në vitin 1967, ai filloi karrierën e tij si reporter për të përditshmen kryesore të vendit, Rilindja, dhe pak më vonë – kur ishte ende në të njëzetat – u bë redaktor i kulturës i gazetës. Në vitin 1976, ai u transferua në Bon, ish-kryeqyteti i Gjermanisë, për të shërbyer si korrespondent i përhershëm i Rilindjes për njëzet e katër vitet e ardhshme. Pas mbylljes së gazetës, ai punoi si publicist i pavarur.
Në fund të viteve 1980, në një kohë kritike për Kosovën, Buxhovi bashkëthemeloi Lidhjen Demokratike të Kosovës, partinë e parë opozitare që për gati një dekadë udhëhoqi popullin shqiptar në një rezistencë paqësore kundër okupimit serb.
Buxhovi ka shkruar një sërë titujsh fiction dhe jo-fiction, duke përfshirë romane fituese të çmimeve, një novelë, tregime të shkurtra, drama, kritikë letrare, komente politike dhe libra historie. Disa nga veprat e tij në gjuhën shqipe janë përkthyer në anglisht, frëngjisht, serbo-kroatisht dhe sllovenisht.
Takimin e kishim te bar “Princi” në Prishtinë. E takova nē mes të disa intelektualeve të tjerë, trup vogel, i qetë, buzëqeshi dhe ardhja ime e surprizoi. Nuk kishte pas për momentin asnjë libër me vete por i thashë se ai do të ma tregonte librin vetë.
Vendosëm që intervistën ta zhvillonim ne hotel Grand, aty ku kishte pasur bazen kryesore Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) aty ku ne 17 shkurt 2007 u festua pavarësia e Kosovës !
-Sapo jeni kthyer nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes ku promovuat librin tuaj te fundit Kosova, Histori e Shkurter ne nje nga Univeristetet me prestigjoze te Amerikes , Harvard University. Si j’u priten komuniteti shqiptar dhe Harvardi ne paraqitjen e punës suaj të fundit, Profesor Buxhovi?
⁃ Se pari doja te thoja se ky liber Eshte permbledhja e 8 librave te meparshem qe Une kam shkruar mbi Kosoven prej vitit 2008-2016 ku Jane mbi 6000 fq edhe Une si historian dhe autor Kisha per detyre qe t’i përmbledh në një vëllim edhe për arsye pragmatike por edhe sepse ndërkohë ka fakte te reja të cilat si historian duhet ti shqyrtoja nga disa pikëpamje . Është rasti i fallsifikimit të historisë Serbo-Madhe , shtet mesjetar Serb qe nuk ka pas ekzistuar kurre dhe po ashtu Kisha ortodokse serbe e shek.XIII qe nuk ka pas ekzistuar dhe që i përkiste në të vërtetë popullit shqiptar por për fatin e keq tonin dhe koncesioneve që janë bërë ne paktin e Atisarit ata sot e kanë pronësinë edhe hedhin hi historisë. Konstantini i parë dhe Justiniani te dy shqiptarë ishin pronarët e pare të asaj kishe edhe serbët e kanë kthyer pronësinë e saj si të tyren.
⁃ Për sa i përket promivimit në Harvard ishte si një fare detyrimi sepse para këtij libri ka pas shkuar Kosova ne Tri Vëllime me përkthimin në Anglisht prej vitit 2014 per te përfunduar këtë proces. Natyrisht se te shkosh ne Harvard ka rëndësi shumë të Madhe sepse është kulmi i dijes Botërore edhe të jesh aty e te ligjerosh aty ka nje kuptim tjetër
-Ju jeni i pari autor shqiptar që shkoni ne Harvard
-Po edhe me vjen shumë keq pasi do të ishte mirë që të kish edhe të tjerë por fatkeqësisht akademite tona te shkencave nuk Kane punuar si duhet në keto 20 vite apo 30 ne Shqipëri për të paraqitur fakte konkrete dhe të domosdoshme për historinë tonë ku punët duhet të publikohen ne anglisht dhe të kenë pas recensione .
⁃ Si ishte takimi juaj me komunitetin shqiptar ne Amerikë?
⁃ kam pasur takime me komunitetin shqiptar atje qe është shumë i rëndësishëm sepse lidhet në Vatrën, me Nolin Kur Vatra që u krijua ne vitin 1908 luajti një rol shumë të rëndësishëm deri ne 1912 që çuan deri te pavarësia e Shtetit Shqiptar. Pavarësisht e përgjysmuar në trataktin e Londrës ne 1913. Takimi me atë komunitet është njē ballafaqim me intelektualët shqiptar të lidhur me atë kohë e me persona që kanë punuar me mish e me shpirt për cështjen shqiptare, kulturēn dhe në momente kritike siç ishin ato te luftës së Kosovës kanë dhënë një angazhim te jashtëzakonshëm si komuniteti I Bostonit ashtu edhe Liga shqiptare në Amerikë e udhëhequr prej Dio Guardit që ndihmuan në procesin e shtet formimit te Kosoves
⁃ Kjo nuk është vizita juaj e parë ne komunitetin shqiptar te Vatrës. A ka ndryshuar ajo?
⁃ Duhet ta pranojmë se Vatra nuk është më ajo që ka qenë. Sot rrethanat e emigracionit shqiptar janë të ndryshme . Më shumë “Vatra” do të mund të konsiderohet historike me Nolin dhe pas saj, sepse e ka kryer misionin e saj sëbashku me gazetën e parë në shqip “Dielli” e cila vazhdon të dalë rregullisht. Ky komunitet nuk e ka më atë pergjegjesinë patriotike - politike që kishte atëherë pasi e kemi Shqipërinë e pa varur prej me shumë se 100 vite e Kosovës si shtet të dytë shqiptar të pa varur. Vatra Duhet të jete misionare, kulturore, trashegimtare e denjë e asaj që ishte ajo Por edhe ne këtë rast pash disa vështirësi të akomodimit dhe njerëzit nuk e kanë më atë entuziazëm të dikurshëm pasi që dy process të rëndësishme tashmë u përmbyllën.
⁃ Profesor a mendon se pavarësia e Kosovës e pengon idenë e procesit për ri bashkim Kombëtar apo i jep prioritet?
⁃
⁃ Jo, nuk e pengon. Unë kam shkruar rreth kësaj teme unë mendoj se krijjmi I dy shteteve shqiptareve Plotësoi idenë e bashkimit të katër vilajeteve në një të vetme europiane sepse atehërë do të quhej osmane. Edhe pavarësia e Shqipërisë në 1913 është e rëndësishme pasi doli një Shtet shqiptar pas 500 viteve te Skendërbeut. Fakti që doli si një shtet edhe një herë edhe pse e përgjysmuar , ajo i ushqeu shqiptaret me frymë kombëtare . Gjithë lëvizja që iste në Kosovë nga viti 1944 bëri që të mos pranohej pushtimi Komunist Jugosllavo-Serb . Une mendoj se Bashkimi kombëtar nuk mund të jetë me në atë formulën ideologjike që ka qenë pra 1913-tës. Shteti shqiptar e ka humbur atë ideologji Por shteti i Kosovës me pavarësinë e saj e ka rikthyer edhe një herë atë frymë. Sot me dy shteti shqiptare nê Ballkan , që do duhet të konisderohen interesi i Perëndimit dhe i NATOs veçmas, jane nje fuqi gjeostrategjike ne rajon edhe shihet sot me krizën e Ukrainës që faktori shqiptar qê shteti shqiptar po e rifuqizon pozitën e vetë gjeopolitike, gjeostrategjike Perëndimore, dhe Une mendoj se këto dy shtete Duhet të gjejnë forëm për bashkim në përputhje dhe harmoni me interesat europiane. Një union i perbashkët i dy shteteve sot do të ishte formula më e përshtatshme në një forëm demokratike , hapi i parë që do të çonte në një organizim më të brendshëm sepse bashkëpunimi mund të behet edhe rash pasi që askush nuk i pengon te dy shtetet qe të bashkojne sportin, ekonominë dhe kulturën ku kufiri sot nuk paraqet asnje kurfare rëndësie. Kufirin sot po e fuqizojne strukturat e këqija politike ne Tiranë dhe në Prishtinë ndaj të cilave unë jam edhe shumë Kritik sot!
-Si janë marëdhëniet mes Tiranës dhe Prishtinës sot, Profesor . Si e shohin ato njëra- tjetrën?
Sot këto dy politika kanë probleme politike ndërkohë që duhet të kishin një platformë të përbashkët demokratike që të jenë pjesë e integrimeve Euro-Atlantike si dy shtete të barabarta. Nëse kjo arrihet hapet rruga e atij Bashkimit që thashë më lartë në përputhje gjithmonë me aleatët europianë. Këtu jam shumë kritik me politikat që janë zhvilluar këto 20 vitet e fundit edhe ne Prishtinë edhe në Tiranë që pa një interes të përbashkët Kombëtar më shumë kanë luftuar per pushtet se sa per shtet. Kjo rrugë e ka sjellë shtetin shqiptar që të jetë në periferi të ngjarjeve në Ballkan ndērkohë që do te duhej të ishte e kundërta . Në Kosovë nuk e kanë lejuar që tē krijohet një shtet i konsoliduar Por përkundrazi e kanë krijuar një qëndër të krimit të organizuar për fat të keq.
-Lugina e Preshevës, Cili do tê ishte roli më I përshtatshëm sot i Tiranës apo Prishtines në lidhje me shqiptarët e Kosovës lindore qe sot janë akoma nën Serbi?
⁃ Duhet parë në bazë të realitetit politik dhe pragmatik që do të thotë : Lugina e preshevës dhe gjithë ajo pjesë është nën Serbi, është pjesë integrale dhe ne nuk mund të bejme një politikë aventurizmi duke thënë se këto tash janë tonat dhe të hyjmë në luftë. Në kuader të Bashkimit Europiane ekziston e drejta e pakicave kombëtare, të cilat Kosova i zbaton për popullatën sërbe në veri të Kosovës. Keshtu që Kosova duhet ti inkorporojë ato menjëherê edhe me Kosovën Lindore duke krijuar një baraz peshë. Një paralelizëm pa Beqir dorë asnjëherë se ato janë pjesë e etnisë shqiptare dhe në rrethana të caktuara politike ato duhet ta thonë fjalën e tyre . Dy janë gjërat kryesore ; të ruhet identiteti kulturor shqiptar atje dhe te ruhet etnia shqiptare sepse ky është problemi sot aktual ku një pjesë e vendbanimeve ose po shpërngulen ose po j’u merret e drejta e banimit . Aty ku nuk ka popullatë aty humbet e drejta e ekzistencës së një pretendimi kulturor , administrativ për të cilat as Prishtina e as Tirana veçmas nuk kanë qenë ne përputhje me përgjegjësinë e tyre pervecse disa hapave Folklorike dhe patriotike të tyre.
⁃ Ndonjeherē duket Sikur të huajt dinë me shumë se sa ne vet Profesor. Cili është problemi me ne shqiptarët?
Shqiptarët e kanë problemin me vete shtetin sapo është formuar shteti shqiptar nga 1912 -ta shqiptarët kanë luftuar kundër shtetit të tyre. Levizja e Haxhi Qamilit , sistemi i Enver Hoxhës e deri te pazaret e fundit për shkembim territorial tregojnë atë. Kemi këtë konceptin e një farë bajraktarizmi, nga fakti që kemi qenë prej nje mije e ca vite te pushtuar dhe jeta në pushtim ka çuar në atë që jeta nën pushtim ka bërë që të akomodohesh në përputhje me programet dhe qëllimet e pushtuesit, në strukturat e tij ushtarake Etj. Këtu I ka rrenjët bajraktarizmi dhe ajo ego individuale të çuditshme që nuk i nënshtrohet logjikës shteterore asaj shoqerore në përgjithësi. Këto i thotë edhe Faik Konica nē librin e tij që flet për këtë veti të prapambetur të shqiptarëve e që shpjegohet me faktin e asaj mendësie te një populli të skllavërizuar.
-Cili është roli I diasporës shqiptare në ruajtjen e identitetit tonë Por edhe ne zhvillimin e vëndeve tona jo vetëm ekonomikisht të flasim?
Diaspora sot është ndryshe nga ajo e shumë viteve të kaluara, sikurse e cekëm më lartë. Edhe teknologjia ka luajtur rolin e vetë gjithashtu në këto 30 vite në shqipëri e 20 Këtu në Prishtinë gjysma e shqiptarëve I ka lënë trojet e tyre dhe akoma po vazhdon kjo murtajë e bardhë. Shqiptarët në emigriamo Duhet të integrihen në vëndet ku jetojnë pa hequr dorë nga identiteti i tyre duke kontribuar edhe në zhvillimin e shteteve te tyre. Kjo dontë thote qe te përpiqen në kaudër te programeve të tyre të investojnë në Shqipëri, të krijojnë firma të përbashkëta sepse ajo që ofron Kosova dhe Shqipëria me resurse të mëdhaja turistike , të jenë ndërmjetës në mënyrë që këto dy vënde të jenë perfitues të mëdhenj të turizmit. Në Europë dihet se njē pjesë e Madhe e popullatēs është e moshuar dhe kërkon të jetojë në vëndet mediterane edhe Shqipëria në këtë aspekt ka se cfarë ofron. Një politikë e mençur do të siguronte në këtë drejtim sigurimin e shumë të ardhurave e Cila dontë mundësonte edhe punesimin e qindra mijëra të rinjve sepse është infrastrukturë shëndetësore , hoteliere gjë që dontë krijonte mundēsinë që të rintë tanë të mos e kenë nevojën e emigrimit nga vëndi i tyre por ta kenë prespektivën edhe rikthimin këtu. Bota shqiptare mund te thuhet is rri antikitetetit , jo rastësisht është zhvilluar civilizimi Botëror këtu, Poseidon të gjitha pasuritë e natyrës. Pak ka vënde sot në Botë qē kanë Kline e risorse sikurse Shqipëria mos te flasim edhe për pasuritë nëntokësore, uraniumi , argjendi, ari, nafta , gazi pyjet, që Bota shqiptare po ta kishte një politikë të mençur, do ta bënin ashtu sic thotë edhe Sami Frashëri në enciklopedinë e tij , qe Bota Shqiptare është një ndër vëndet më të pasura të Europës.
⁃ Urojmë qe filantrop si Z.Ramiz Tafilaj shqiptaro amerikani qe nuk rresht së ndihmuari në shumë drejtime shqiptarët dhe intelektualët si ju , ti shtohen sa më shumë shqipërisë.
Ai e ka bere të mundur publikimin e librit tim “Kosova histori e shkurtër”, ai përkthimin dhe promovimin si edhe prezantimin në Harvard . Libri është përkthyer në anglisht edhe po përkthehet edhe në gjuhë të tjera. Atë që e ka bërë Zoti Tafilaj duhet edhe të tjerët të bëjnë, ata shqiptarë që në diasporë kanë krijuar sot një mirëqënie duhet të mendojnë se bota shqiptare , idetë , kultura duhet të mbështetet dhe të promovohet sepse serbët, një pjesë të madhe të propagandës së tyre, e bëjnë me anë të diasporës së tyre e cila vazhdimisht është e angazhuar për botimin e këtyre veprave , qofshin ato te fallsifikuara apo jo.
-Si mund te luftohet sot manipulimi I informacionit, historise, lajmeve, Profesor?
Ne Duhet ta luftojme ne dy menyra; te organizojme shtetin tonë institucionalisht, nga livelet më të larta, akademitê e shkencave institutet që të kenë platformën kombëtare të përbashkët sepse ne kemi një histori, dhe s kemi cfarë diskutojmë rreth asaj, dhe e dyta t’ju lihet detyrë historianëve të shkruajnë libra ku do të përfaqësohet e vërteta historike sepse ne e kemi tē vërtetën historike, kultura , arti, civilizimi, dhe jo të ikim prej saj. Ne sot I kemi lejuar vetes që të keq perdor emer historia prej “ Maqedonisë Antike” , dhe t ‘ja lëmë grekëve. Ajo që është baza e tre mbreterive të antikitetetit : Dardania , Maqedonia edhe Epiriato Duhet ti rikthejme me argumente shkencore në anën tonë. Në të njëjtën kohë të mendojmë për tezën pellazge ne jemi pasaerdhesit e vërtetë të tyre. Nuk mund të qëndrojmë akoma rob të teorive të shekullit të XIX, ku ajo pjesē e hisyorisë shkeputet qëllimisht nga Grekët dhe serbët që ta lënë populism shqiptar pa rrënjë.
Sot kemi shume historiane, letrar që shkruajnë pêr Shqipërinë në mënyra të ndryshme dhe individuale. Si mundemi ne sot që ti bashkojmë dhe të punojnë sebashku në rrjedhshmëri?
⁃ Historianët kanë të drejtë të kenë pikëpamjet e tyre Por ajo që është handicap te ne dhe që po vazhdon është se ne institucionalisht përpjekjet e te gjithë këtyre t’i bashkojmë. Do të thotë, Akademia e shkencave e Kosovës dhe e Shqipërisë tē punojnë projekte ku këta historianë të bashkëpunojnë dhe të angazhohen,
⁃ Por shumë nga ne përkundrazi anatomohen ose veprat e tyre shpallen jo kompetente. Edhe perkundrazi ata qe punojne te paguar nga shteti nuk punojnë edhe janë ende rob te kundrimeve ideologjike si e ka pas komunizmi. Akoma nuk mundemi te largohemi prej diskursit te historisë Serbo-Madhe, përtypim akoma parrulla si Shteti Mesjetar Serb apo kisha serbe që as që ekzistojnë. Akoma kemi shkrimtar si Paskal Milo që lavdëron akoma krimet e Enver Hoxhës apo Shan Skënderbeun, kjo do të thotë se e ka nënên serbe. Politika e spraptë e Tiranës dhe ajo këtu në Prishtinë këta i ka inkorporuar si klientelē. Këta janë klientelizma e kësaj politike dhe sigurisht ata kanë një pushtet qe nuk e lëshojnë sepse secili ka mbeshtetjen e njëri tjetrit. Këto istitucione do të duhej të ishin të pavarura nga politika dhe të ishin profesioniste dhe nuk ka ose pak për fat të keq. Veprat, librat, titujt janë puna që mbron tē vërtetën gjithmonë.
⁃ Cili është mesazhi i Profesor Jusuf Buxhovit sot për të rinjtë shqiptarë kudo që ndodhen?
Ti kthehen Patriotizmit, shqiptarizmit si një vlerë të sistemit të Vlerave si patriotë ata mund ta kenë vlerën e vet dhe të respekt Oren pavarësisht nga vëndi ku jetojnë. Sot lufta e ukrainës po tregon se nuk i ka kaluar koha patriotizmit sot ajo është një vlerë sepse vetëm patriotizmi është ekuilibri i vlerave të vërteta të një populli!