Kujtohu për mua
kur shiu me rrëke në dritaren tënde të reëshkasë
Merre një filxhan në dorë dhe mendo se kafen po e pimë bashkë
Bisedo me mua, unë do të dëgjoj
Edhe nëpërmjet kujtimevè ne komunikojmë
Kujtohu për mua kur të ndihesh ftohtë në shumë përqafime dashuri u mundova të të jepja plotë
Kujtohu, kur dera të bjerë
“Dëgjoje zërin që thërret është i asaj vetë”.
Sa shumë kemi folur
sa shumë në sy jemi parë
Mos mendo se ka shikim tjetër më të thellë se ai
kur sytë e magjishëm të depërtonin thellë deri në gji
Trokitjet e zemrës degjoi me kujdes
Kujtoje fytyrën e saj kur kokën tē mbështesë
Kujtoje dashurine qe plot ndjesi zgjoi
Në çdo frymëmarrje ajo dhuron jete
Nje jete me emocione qe s’do t’i harrosh lehte!
03-03-2022
Londer