Kreu i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i është drejtuar me një mesazh partive politike që të fillojnë nga puna për reformën zgjedhore.
Në një postim në rrjetet sociale, Celibashi thotë se zgjedhjet e ardhshme vendore nuk janë larg. Ai bën me dije se data 16 Prill 2023 është data e parë e mundshme për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve, ndërsa data 14 Maj 2023 është data e fundit.
“Partitë politike parlamentare dakordësuan krijimin e komisionit të posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore. KQZ Shqiperi sjell në kujtesë të këtyre partive domosdoshmërinë për fillimin sa më parë të punës për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODIHR.
Zgjedhjet e ardhshme vendore nuk janë larg. Data 16 Prill 2023 është data e parë e mundshme për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve. Data 14 Maj 2023 është data e fundit.
Përbërja dhe funksionimi i administratës zgjedhore, procedurat e nxjerrjes së rezultatit, financimi, ankimimet dhe sanksionet administrative, fushata në media përfshi edhe atë online, përdorimi i fondeve publike në fushatë, digjitalizimi, janë disa nga çështjet që KQZ vlerëson se duhet të marrin vëmendjen për reformim prej komisionit të posaçëm parlamentar” shkruan Celibashi.