Home Gjeo-Ekonomia Rritet niveli i ujit në hidrocentrale/ Fierza 4 metra më shumë në...

Rritet niveli i ujit në hidrocentrale/ Fierza 4 metra më shumë në 4 ditë, komani dhe vau i dejës pranë pikës maksimale

Situata në 3 hidrocentralet mbi kaskadën e lumit Drin po vazhdon të përmirësohet si pasojë e reshjeve të shiut dhe dëborës që kanë përfshire veriun e vendit.

Hidrocentrali i Fierzës i cili pak ditë më parë ishte në gjendje kritike, në vetëm 24 orët e fundit ka pësuar një tjetër rritje prej 2 metrash. Sot, ujëmbledhësi ma i madh në vend rezulton të jetë në kuotën  e 265.14 metrave, nga 263 që ishte një ditë më parë apo 4 meter  me shume se sa në raportimin zyrtar të KESH të datës 1 Prill. Prurjet në Fierzë shkojnë deri në 700 m3 uje në sekonde.

Edhe në 2 hidrocentralet e tjera të Drinit, ka një rritje të lehtë të nivelit. Komani këtë të diele është në kuotën e 173.8 metër ndërsa Vau Dejes në 75 metër.  Prurjet janë më të paketa se një ditë me parë ndërsa edhe prodhimi është ulur në 9000 mwh. Këto dy vepra energjetike, janë drejt  gjendjes normale për periudhën në të cilën ndodhemi pasi Komani është me pak se 3 metër nga pika maksimale ndërsa Vau – Dejës vetëm 1 metër.

Top Channel

Share: