Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov ka mirëpritur Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres në Moskë.
Duke folur në fillim të bisedimeve me Lavrov, Guterres theksoi nevojën për të bërë gjithçka që është e mundur për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Guterres, i cili gjithashtu do të takohet me presidentin Vladimir Putin sot, thotë se dëshiron të ndihmojë në krijimin e kushteve për dialog, armëpushim dhe paqe.
Ne kemi nevojë për një armëpushim “sa më shpejt të jetë e mundur”, thotë ai.
Ai thotë gjithashtu se prioritet duhet të jetë minimizimi i vuajtjeve njerëzore në vend.
Bisedimet tani po vazhdojnë me dyer të mbyllura, raporton BBC.
Lavrov përsëriti pretendimin e Kremlinit se banorët e rajonit të Ukrainës lindore të Donbasit kishin nevojë për çlirim nga “nazistët”.
Por ai tha gjithashtu se Rusia do të punojë me OKB-në për të mbrojtur civilët.
Guterres tha se kishte mbajtur “diskutime të sinqerta” me Lavrov dhe përsëriti pikëpamjen e OKB-së se lufta ishte një shkelje e integritetit të territorit të Ukrainës dhe kundër kartës së OKB-së.
Ai tha se përkundër dallimit në pozicione për shkakun e luftës, ishte në interesin e të gjithëve për t’i dhënë fund armiqësive dhe bëri thirrje për korridore të sigurta për evakuimin e civilëve.
Guterres e përfundoi deklaratën e tij duke bërë thirrje për respektimin e ligjeve ndërkombëtare dhe rikthimin e bashkëpunimit për të kapërcyer sfidat e ndryshimeve klimatike dhe epidemive.
/Opinion.al