SPAK ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për ish-ministrin Saimir Tahirin. Mësohet se rekursi ka të bëjë me dënimin e ish-ministrit Tahiri.
Sipas SPAK, Saimir Tahiri duhet të dënohet për të gjitha akuzat ngritura ndaj tij, dhe jo vetëm për veprën penale “Shpërdorim detyre”.
Mësohet se SPAK kërkon që Tahiri të shpallet fajtor edhe për akuzat “Përfshirje në grup kriminal” dhe “Trafikim droge”.
Kujtojmë se ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është dënuar me 3 vite e 4 muaj burg për veprën penale “Shpërdorim detyre” dhe po e vuan dënimin e tij në burgun e Fierit./Opinion.al