Home Gjeo-Ekonomia Ukraina: Ushtarët ruse kanë vrarë dhe kanë djegur trupat për të fshehur...

Ukraina: Ushtarët ruse kanë vrarë dhe kanë djegur trupat për të fshehur krimet

“Ushtarët rusë kanë dhunuar seksualisht gra, burrave ukrainas, fëmijë dhe të moshuarve,” tha prokurorja e përgjithshme e Ukrainës Iryna Venediktova në një deklaratë.

“Por viktimat heshtin për këtë. Është zgjedhja e tyre. Dhe është e qartë: frikë, dhimbje, dëshpërim, mosbesim total për të gjithë”, shtoi ajo.

The Guardian raporton se në mënyrë të veçantë, Venediktova iu referua mizorive të kryera në Bucha.

“Bucha u çlirua nga pushtuesit, por pasojat e mizorive të tyre do të duhet të rikuperohen në një kohë të gjatë: civilë u vranë në rrugë, makina u qëlluan, njerëz u torturuan në bodrume,” tha ajo.

Në një status në Twitter të martën Venediktova tha se prokurorët aktualisht po hetojnë “faktin e tmerrshëm të torturimit, vrasjes dhe përpjekjes për djegien e trupave të gjashtë civilëve në Bucha”.

“Okupatorët u përpoqën të djegin trupat e gjashtë civilëve të torturuar dhe të vrarë tha ajo, duke shtuar se prokurorët së bashku me oficerët e policisë së Rajonit të Kievit gjetën një dhomë torture në qytetin e Bucha në bodrumin e një sanatoriumi për fëmijë.

Zyra e prokurorit të Ukrainës tha në një deklaratë të martën:

Gjatë pushtimit të qytetit të Buçës, ushtarë të forcave të armatosura të Federatës Ruse, duke shkelur standardet ndërkombëtare të së drejtës humanitare, vranë civilë dhe u vunë flakën trupave të tyre për të fshehur krimin.

Gjatë hetimeve u konstatua se trupat e të vdekurve kanë shenja të dhunë dhe torturës të ushtruar ndaj tyre. Prokurorët e qarkut Bucha dhe zyra e prokurorisë së rajonit të Kievit po punojnë në vendngjarje së bashku me punonjësit e policisë. Po merren masa për përcaktimin e të gjitha rrethanave të krimeve. Hetimi paraprak është duke u zhvilluar.”

Prokurorët dhe punonjësit e policisë janë duke punuar. Janë marrë të gjitha masat për përcaktimin e rrethanave të çdo krimi lufte dhe personi të përfshirë , me qëllim vënien e tyre para drejtësisë”.

Në të gjithë rajonin e Kievit, grupet hetuese dhe operative po hetojnë skenat e krimit në rrethe të ndryshme, tha Venediktova.

“Më shumë se 50 punonjës të policisë kombëtare dhe prokurorë janë përfshirë tani për të kryer hetimet e para vetëm në territorin e rrethit Buchansky,” tha ajo në një deklaratë në fillim të kësaj jave./Opinion.al

Share: