Home Gjeo-Ekonomia Ukrainasit rimarrin të gjithë rajonin e Kievit

Ukrainasit rimarrin të gjithë rajonin e Kievit

Zëvendësministria e Mbrojtjes i Ukrainës, Hanna Malyar tha se forcat e vendit kanë rimarrë të gjithë rajonin e Kievit.

“I gjithë rajoni i Kievit është çliruar nga pushtuesi”, tha Hanna Malyar.

Kjo vjen pasi zyrtarët ukrainas thanë se kishin rimarrë qytetin e Brovary, i cili është 12 milje në lindje të kryeqytetit Kiev.

Kryetari i bashkisë së Brovary tha në një fjalim televiziv se “pushtuesit rusë tani janë larguar pothuajse nga të gjithë rrethin e Brovary”.

“Ushtria ruse po i përqendron sulmet e saj në rajonet lindore të Ukrainës”, tha Olexiy Arestovych, këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke theksuar se ka pasur sulme ajrore në qytetet Mariupol, Harkiv dhe Çernihiv.

“Armiku po përpiqet ta kthejë Çernihivin në një Mariupol të dytë“, shtoi Arestovych.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy akuzoi këtë të shtunë ushtarët rusë se po lënë mina gjatë tërheqjes në zonat në veri të Ukrainës.

Ukraina thotë se trupat e saj kanë rimarrë kontrollin e më shumë se 30 qyteteve dhe fshatrave në rajonin e Kievit që kur Rusia njoftoi këtë javë se do të pakësojë operacionet e saj rreth kryeqytetit për t’u fokusuar  në lindje.

“Në veri të vendit tonë, pushtuesit po largohen. Është e ngadaltë por e dukshme. Në disa vende ata po dëbohen me luftime. Diku tjetër po braktisin pozicionet e tyre. Ata po minojnë të gjithë këtë territor. Shtëpitë janë të minuara, pajisjet janë minuar, madje edhe trupat e të vdekurve”, tha Zelensky.

Top Channel

Share: