Home Gjeo-Ekonomia Zelensky-Putin pranë një takimi të mundshëm në Turqi

Zelensky-Putin pranë një takimi të mundshëm në Turqi

Negociatorët ukrainas dhe rusë kanë arritur në bisedime elementë të mjaftueshëm të një marrëveshjeje të mundshme paqeje që është gati për t’u diskutuar midis presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, tha të shtunën një negociator i lartë ukrainas, sipas Interfax Ukraine, dhe çdo takim midis dy presidentë ka të ngjarë të ndodhi në Turqi, tha ai.

David Arakhamia, kreu i delegacionit ukrainas në bisedime, tha gjatë një interviste në televizionin ukrainas se negociatorët rusë të premten kishin rënë dakord për të gjitha pozicionet e Ukrainës, përveç qëndrimit të saj ndaj Krimesë.

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha se negociatorët rusë nuk kanë rënë dakord për draft dokumentet me shkrim, por kanë dhënë një përgjigje verbale për të gjitha pozicionet e Ukrainës, sipas Arakhamia.

Negociatorët rusë ranë dakord gjithashtu se projekt-dokumentet ishin gati t’i dërgoheshin Putinit dhe Zelenskit për diskutime të drejtpërdrejta, tha Arakhamia.

Arakhamia shtoi se presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan kishte folur me Putinin dhe zyrtarët ukrainas të premten dhe “duket se konfirmoi” se zyrtarët turq janë gati të organizojnë një takim në Turqi në “të ardhmen e afërt”.  Arakhamia tha se nuk ka një datë apo vend të caktuar për bisedimet e drejtpërdrejta midis Putinit dhe Zelenskit, por tha se zyrtarët ukrainas besojnë se me një “shkallë të lartë probabiliteti” takimi do të zhvillohet në Stamboll ose Ankara./Opinion.al

Share: