Me një video mesazh të kryebashkiakut të Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, nisi manifestimi i Tiranës në mbështetje të popullit të Ukrainës që më shumë se një muaji po përballet me agresionin rus.
Kryebashkiaku Klitschko teksa falenderoi Shqipërinë për stehimin e refugjatëve ukrainas tha se e çmon mbështetjen politike dhe ndërkombëtare të vendit tonë.
Mesazhi i plotë i kryetarit të Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko:
Të dashur qytetarë të Shqipërisë!
E dashur Tiranë!
I dashur miku dhe kolegu im, Erion!
Së pari, dua t’ju falenderoj për strehimin e refugjatëve nga Ukraina, sidomos të fëmijëve tanë. E çmojmë shumë mbështetjen tuaj politike dhe ndërkombëtare. Ndihma juaj është shumë e rëndësishme për ne në këto çaste kritike. E çmojmë shumë dhe nuk do e harrojmë kurrë kush janë miqtë e vërtetë të Ukrainës! Prioriteti ynë kryesor është ta ndalojmë këtë luftë të pakuptimtë në Ukrainë, të ndalojmë vrasjen e qytetarëve.
E çmojmë shumë ndihmën tuaj dhe shumë të fala nga Kievi!.