Home Gjeo-Ekonomia Zëdhënësi i Kremlinit: Rusia ka pësuar humbje të konsiderueshme trupash

Zëdhënësi i Kremlinit: Rusia ka pësuar humbje të konsiderueshme trupash

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, pranoi se Rusia kishte pësuar humbje të mëdha të trupave të saj në Ukrainë, duke i quajtur humbjet “një tragjedi të madhe” për vendin.

I pyetur nëse tërheqja e trupave ruse nga Kievi dhe rajoni i tij mund të shihet si “poshtërim” për Kremlinin, Peskov tha se përdorimi i këtyre fjalëve do të ishte “një kuptim i gabuar i situatës”.

Ndër të tjera Peskov tha se situata në qytetin e shkatërruar të Buchas, ku u vranë të paktën 300 njerëz, “është e mirë-inskenuar, dhe asgjë më shumë”.

“Ne kemi humbje të konsiderueshme të trupave dhe kjo është një tragjedi e madhe për ne. Arsyeja e tërheqjes së Rusisë nga rajonet e Kievit dhe Chernihiv ishte një akt i vullnetit të mirë gjatë negociatave midis delegacioneve ukrainase dhe ruse”,-tha Peskov./Opinion.al

Share: