Home KRYESORE Yuri Kim takon kreun e SPAK: SHBA do të mbështesë fuqishëm reformën...

Yuri Kim takon kreun e SPAK: SHBA do të mbështesë fuqishëm reformën në drejtësi

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim është takuar sot me kreun e SPAK, Arben Kraja. Në një postim në rrjetin social “Twitter”, Kim shkruan se SHBA do të vazhdojë të mbështesë reformën në drejtësi.

U takova sot me kreun e SPAK Arben Kraja për të përgëzuar prokurorët dhe hetuesit që kanë prodhuar më shumë rezultate reale në emër të publikut shqiptar. Rekordet në rritje të hetimeve, ndjekjeve penale dhe konfiskimeve të pasurive, tregojnë se askush nuk është mbi ligjin.

SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm reformën në drejtësi, duke përfshirë punën e SPAK për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, për të mbajtur përgjegjës zyrtarët e korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar, për të forcuar sundimin e ligjit në Shqipëri. Kjo është e nevojshme për të përmbushur kërkesat e Bashkimit Europian dhe për të përmbushur kërkesat e qytetarëve për drejtësi”,-shkruan Kim në “Twitter”./Opinion.al

Share: