Pas disa vështirësive teknike, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka treguar Këshillit të Sigurimit të OKB-së një video të pamjeve të fundit nga Ukraina.
Klipi zgjati rreth një minutë dhe shfaq imazhet e ukrainasve të vdekur – duke përfshirë disa trupa të djegur dhe të shpërfytyruar.
Dame Barbara Woodward – përfaqësuesja e Mbretërisë së Bashkuar në këshill, falënderoi Zelensky për ndarjen e videos.
Imazhet “janë pikëlluese”, thotë ajo.
“Duke folur në kapacitetin tim kombëtar, ne jemi të tmerruar nga ajo që kemi parë dhe ritheksojmë solidaritetin tonë me Ukrainën”,-shton ajo./Opinion.al