Dashuria me një ekonomist /e
Nga Irena Beqiraj
Një gruaje e cila ishte djagnostikuar me një sëmundje terminale, doktori I komunikoi që i kishte mbetur edhe 1 vit jetë: Gruaja e tronditur e pyet naivsht- “si zgjidhet?”
Oh!- I kthehet mjeku – Do të shkosh të jetosh në North Dakota edhe do të dashurosh një ekonomist ! Besomë, do të jetë viti më i gjatë i jetës tënde!
Të parën në jetë mësova dashurinë , pastaj ekonominë .Të dyja mësimet I thellova rrugës.
Duke menduar thjesht në menyrë automatike, bazuar në klishenë e rinisë “që në dashuri një ditë duket sa një minutë”, konkluzioni që do të arrinim, është që ekonomistët/et janë të mërzitshëm aspak interesant . Një vit në shoqerinë e tyre është vit ferri.
Por nëse do të thelloheshim në menyrën sesi mendon një ekonomist konkluzioni do të jetë një tjetër.
Produktet në tregje ndahen në produkte të zakonshme edhe luksi . Këtu nuk bën përjashtim as tregu I dashurisë.
Një produkt luksi ka ofertë të kufizuar edhe padyshim është i diferencuar nga poduktet e tjera.
Ekonomisët në tregun e dashurisë tentojnë të sillen si produkte luksi . A nuk është duke kërkuar këtë edhe pala tjetër? Fundja njerëzit nuk duan të merren me dikë që është i arritshëm per te gjithë. I dashuri/ e dashura e tyre duhet te jetë eskluziv.
Zbulimi I një produkti të diferencuar duhet të jetë i vështirë . Kështu që, ekonomistët nuk do tua japin në pjatë që ditën e parë zemrën emocionet e tyre , ndjesitë e tyre . Ai/jo do t’i përkasë vetëm asaj /atij që do të ketë dëshirën , vullnetin , ambicien për t’i diferencuar në tregun e dashurisë.
A ja vlen të dashuroni një ekonomist apo ekonomiste ? PO, nëse mendoni se dashuria është zbulim.