Nga Sevim Arbana
Une s kam pare asnje Eurovizion, pasi e dua shume muziken e bukur.
Po ne debatin e madh per kengen dhe kengetaren, ndoqa vetem interpretimin e Ronela Hajatit.
E di c me pelqeu ne interpretimin e saj?
Ronela theu tabute klishe te mediave tona te spektakleve,qe vajzat, artistet, show girl-et, duhet te jene kukulla Barbi; belholla, gjoks medha, vithe te ngritura, kocke e lekure, buze fryra,seksi seksi.
Ajo nxorri peshen e saj si per te ‘perqeshur’ gjithe kete’persosmeri’false.
Femrat jane te bukura , ashtu sic i ka bere nena natyre, nena-babai, geni…
Komentet e tjera, nuk jane per profilin tim po per kritiken e artit, e cila ne gjithe jurite jo kompetente, nuk hyn fare ne pune apo me mire s egziston.
Ka ardhur koha qe te rehabilitojme nje kritike letrare, kritike arti, kritike muzike, kritike arkitekture, pasi jo vetem me kenget, letersine, po dhe me arkitekturen urbane jemi ne nje vulgaritet apsolut.
Nuk eshte faji i Roneles, mos u merrni me te!
Faji eshte i joni!