Home Gjeo-Ekonomia Biznesmeni i njohur falenderon Berishen

Biznesmeni i njohur falenderon Berishen

Nga Nikollaq Neranxi

Sali Berisha, është i vetmi politikan që artikuloi qartë turpin e madh të disa sipërmarrësve shqiptarë, të cilët u diskredituan duke pranuar të vasalizohen nga Rama. Ata u bënë pjesë e bordeve të turpit, me kokën ulur, sepse i Gjati ju ka bërë favore të cilat duhet t’i kthehen mbrapsht kur ai ka nevojë.

Berisha me të drejtë vë theksin tek indeksimi si dhe çdo masë tjetër ndihmuese, të cilat në situata të jashtëzakonshme, shteti dhe vetëm shteti ka për detyrë t’ bëjë, duke ndërhyrë me mekanizmat e tij për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve. Bordet nuk shërbejnë për asgjë siç dhe po e shohim për ditë, ata janë vetëm një propagandë, përveç që janë edhe antikushtetuese.

Kurrë se kisha menduar se do të vinte një ditë që disa sipërmarrës do të bëheshin kaq hapur, pjesë e mëkateve të një kryeministri dhe vegla të turpshme të tij!!!

Falenderoj Z. Berisha që e ngriti këtë problem kaq të rëndësishëm në Parlament!

https://www.facebook.com/1047251676/videos/2098240583673087/

Share: