Home KRYESORE Femrat dhe meshkujt që gëzojnë një jetë seksuale aktive ndihen më të...

Femrat dhe meshkujt që gëzojnë një jetë seksuale aktive ndihen më të lumtur

Nga Fatjona R. Lubonja Ed.D

Edukim/Neuroshkence/ Behavior

Aktiviteti seksual individual ndikon në shëndetin fizik dhe mendor, si edhe cilësinë e përgjithshme të jetës se përditshme. Në Shqipëri nuk ka një studim të mirfilltë ku analizon sjelljen seksuale, por duke u referuar në studimet e fundit (1) në SHBA, Japoni, Australi, apo Evropë është diskutuar një rënie e aktivitetit seksual dhe në të gjitha kategoritë e sjelljes seksuale (1).

Kjo sjellje ndofta është influencuar edhe nga situata kritike si shëndetësore, sociale, dhe politike të krijuara në vitet e fundit. Partnerët që nuk jetojnë së bashku, duke shtuar vështirësitë të ndryshme individuale socio-ekonomike, mund të çojnë në më pak kohë së bashku.

Për ata që jetojnë me partnerin e tyre dhe kalojnë më shumë kohë së bashku në shtëpi nuk do të thotë të çojë domosdoshmërisht në aktivitetin seksual apo në kënaqësi sexuale.

Përse aktiviteti seksual është i nevojshëm përveçse faktit të prokrijimit?

Shumë studime janë bërë për shëndetin seksual dhe një numër i konsiderueshem i studimeve tregojnë se femrat dhe meshkujt që gëzojnë një jetë seksuale aktive të shëndetshme ndihen më të lumtur (3, 4).

Gjithsesi, pavarësisht nga perceptimi individual në lidhje me aktivitetin sekual po të referohemi tek studimet aktiviteti i shëndetshëm seksual ndikon në uljen e stresit (5).

Përse aktiviteti seksual i shëndetshëm është i rëndësishm?

Experiencat e aktiviteti sexual krijon një memorje në çdo individ. Truri e konsideron si një proces të rëndësishëm duke aktivizuar një pjesë të gjerë të tij. Imazhet e rezonances funksionale magnetike (fMIR) tregojnë një aktivitet të lart përgjatë orgazmës. Gjithashtu truri i kushton një rëndësi në formimin e memorjes të vetë aktit seksual. Për këtë arsye është e rëndësishme të theksohet që një aktivitet seksual i shëndetshëm apo i kënaqshëm/pozitiv influencon në shëndetin mendor (4;5), në krijimin e memorjes pozitive të aktit seksual, uljen e stresit (5), gjithashtu ndikon në rritjen e një libido të shëndetshme kundrejt perceptimit të aktit seksual (6).

Referenca
1) Herbenick, D., Rosenberg, M., Golzarri-Arroyo, L. et al. Changes in Penile-Vaginal Intercourse

Frequency

and Sexual Repertoire from 2009 to 2018: Findings from the National Survey of Sexual Health

and Behavior. Arch Sex Behav (2021). https://doi.org/10.1007/s10508-021-02125-2

2) Motofei, & Rowland, D. L. (2014). The ventral‐hypothalamic input route: a common neural

network for abstract cognition and sexuality. BJU International, 113(2),

296–303.https://doi.org/10.1111/bju.12399

3) Blanchflower DG, Oswald AJ. Money, sex, and happiness: an empirical study. Scand J Econ

2004;106:393-415doi:10.1111/j.0347-0520.2004.00369.x .CrossRefWeb of ScienceGoogle

Scholar

4) Cheng Z, Smyth R. Sex and happiness. J Econ Behav

Organ2015;112:26-32doi:10.1016/j.jebo.2014.12.030 .CrossRefGoogle Scholar

5) Carmichael MS, Humbert R, Dixen J, Palmisano G, Greenleaf W, Davidson JM. Plasma oxytocin

increases in the human sexual response. J Clin Endocrinol Metab1987;64:27-31.

doi:10.1210/jcem-64-1-27 pmid:3782434CrossRefPubMedWeb of ScienceGoogle Scholar

6) van Lankveld, Jacques et al. “The Effects of Autobiographic Sexual Memory Recall on the Sexual

Response of Sexually Functional Men.” Archives of sexual behavior 42.6 (2013): 973–983. Web.

Share: