Home KRYESORE Presidenti i “Albanian American Council AAC” Z. Haxhi Dauti u prit ne...

Presidenti i “Albanian American Council AAC” Z. Haxhi Dauti u prit ne Departamentin e Shtetit nga Zevendes Ndihmes Sekretari Shtetit Z. Gabriel Escobar.

Washington D.C./ Z. Dauti i shprehu mirnjohjen Z. Gabriel Escobar per pritjen dy here brenda nje kohe te shkurter ne Departmentin e Shtetit nga ky Zyrtar i larte.

Z. Dauti ne statusin e AAC ne FB thote: “Kisha nderin dhe respektin të takoja përsëri në Departamentin e Shtetit zyrtarin e larte Z.Gabriel Escobar!

“Biseda jonë miqësore, politike, ekonomike dhe sociale, ju kushtua tërësisht Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarve në Maqedoni, Malit të Zi dhe Luginën e Preshevës,” shkruhet në statusin e AAC

Z. Haxhi Dauti midis te tjerave u shpreh se: “Ishte kënaqësi të dëgjoje nga zyrtari i lart i Departamentit të Shtetit zoti Gabriel Escobar se Shqipëria , tani është edhe më e rëndësishme si një aleate e SHBA-së dhe NATO-s në rajonin e Evropës Qendrore, për shkak të zhvillimeve të fundit në përputhje me krizën aktuale në Ukraine”.

Share: