Roli i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri ishte pjesa e dytë e diskutimit në studion e emisionit “Pikat mbi I”.
Analisti Artur Zheji, tha se deklaratat e Yuri Kim për drejtësinë, ishin një mesazh edhe për të majtën e të djathtën. Nga ana tjetër, ish-prokurori Shkëlqim Hajdari theksoi se peshqit e mëdhenj janë në një rrjetë të fortë, që herët apo vonë do të dalin në breg.
Zheji: Deklaratat e Kim, ishin një mesazh 360 gradë. Për politikën, pa e cilësuar si të majtë apo të djathtë. Mendoj që është në fakt në turpin tonë si klasë politike, opinion, që detyron ambasadoren amerikane që bën detyrën e shtëpisë që jep detyra bazike si në fillore. Zonja Kim, shumë e durueshme fillon një herë, dy herë. Këto që tha zonja Kim janë gjëra elementare. Jo se zonja Kim do të thotë gjëra elementare. Zonja Kim thotë edhe njëherë që duhet bërë kështu apo ashtu.
Hajdari: Ato që thash teknikisht i ka thënë dhe Ambasadorja. Ata flasin në Shqipëri në mënyrë të drejtpërdrejt. Ajo nuk ka asnjë detyrim, këtë punë e bën gjithë qejf. Ajo është ambasadorja e SHBA-ve dhe ka një detyrë të posaçme në Shqipëri dhe Kosovë. Ambasadorja nuk ka çeduar asnjëherë. Ajo doli me një mesazh, doli poshtë kalit të Skënderbeut dhe foli kuq e zi. Kjo tregon që SHBA*të janë me popullin shqiptar. Ca kanë mbushur 40 vite e të tjerët 30 vite. Politikanët që duan të jenë të përjetshëm nuk janë politikanë Euroatlantikë. Brenda pak viteve s’po them muajve, ato do të përballen me drejtësinë. Ballkani Perëndimor i përket BE, forcave perëndimore euroatlantike. Nuk ka gëzim më të madh se sa politikat e SHBA, janë konsistente, të qarta. Peshqit janë në rrjetë, rrjeta del avash avash. Kam përshtypjen që rrejta do të dalë pak nga pak, sepse rrjeta është ndërtuar mirë.Zheji: Ndoshta është dëshira jonë që peshqit janë në rrjetë. Kam dyshimet e mia për këtë. Nuk dua të anoj nga dyshimi, por te optimizmi. Kam dhe një argument. Fakti që është në Shqipëri Mike Pompeo, ka ardhur për 100 vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA. Ka bërë takime interesante. Pata dëshirë të kërkoj pak në të shkuarën e zotit Pompeo. Më doli që ka përfunduar dy akademi të mëdha. Njëra në Havard, e tjetra që ka një diplomë të parë në shkollën më të lartë ushtarake në SHBA. Pra ka një formim ushtarak dhe politik të nivelit të lartë. Megjithëse Pompeo i përket krahut opozitar të administratës Biden, ardhja e tij ishte mesazh e mirë për marrëdhëniet përtej të majtës dhe të djathtës me SHBA-të.
360grade.al