Home KRYESORE Ronela Hajati na shkundi! Nga Rita Petro

Ronela Hajati na shkundi! Nga Rita Petro


Shkundi veten dhe ne të gjithëve…

nga sentimentalizmat, romantizmat, patriotizmat, skematizmat, qarjet e vajtimet në skenë.

Ronela mund të mos ketë zërin perfekt, por e ka plot fuqi të brendshme e mbresëlënës.

Mund të mos ketë trupin perfekt, por e ka plot shëndet të bukur e sensualitet… njëkohësisht plot forcë femërore dhe mashkullore.

Mund të mos ketë tekstin perfekt, por la një fjalë që mbahet mend – “Sekretin” e saj.

Mund të mos ketë muzikën perfekte, por ka harmoni origjinale mes folkut dhe modernes dhe një vijë muzikore që e rikujton lehtë.

Mund të mos jetë origjinale në zgjedhjen e veshjes apo lëvizjet sensuale, por është origjinale në guximin se si i transmeton ato.

Është këngëtare që edhe performon plot dinamizëm, e në të njëjtën kohë këndon. Kjo tregoi se Ronela ka punuar fort e me disiplinë.

Mund të ish pak më modeste në gjithçka (ajo dhe ekipi i saj) por si duket arroganca e të riut me një mbidozë të theksuar vetëbesimi e mundi këtë radhë, për të mos shkuar në finale apo për të krijuar antipati te një pjesë e publikut, por nesër do ta çojë me siguri para.

Vazhdo para Ronela, është më bukur të mësosh nga gabimet e tua, sesa nga ato të të tjerëve!

Share: