Home KRYESORE A po kthehen perënditë e forta?!

A po kthehen perënditë e forta?!

Nga Alma Lleshi

Pas një dite tmerr të lodhshme, me një politikë që përsërit veten  çuditshëm në dështim dhe zhgënjim, një dilemë të ngacmon me kokëfortësi:

A mund të kthehen perënditë e forta, si kontribut i mendimit apo debatit tonë politik.

Në të vërtetë, po shkruhet thellësisht në plot vëzhgime, se parimet që më së shumti po sundojnë sot janë frika nga e vërteta dhe vendosmëria neurotike për të nxjerrë jashtë të keqen, edhe aty ku ajo nuk shihet.

Pas masakrës marramendëse të luftës pandemi, njerëzimi vijon ende të ngazëllehet me idealin e “shoqërisë së hapur”. E kujtoni premtimin idilik, se duke u çliruar nga lidhjet e vjetra me kombin dhe fenë, të cilat kishin nxitur dhunën në shekuj, ne mund të ndërtonim një botë të begatë pa kufij, të çliruar nga dogmat.

Duke reaguar ndaj gjysmës së parë katastrofike të shekullit të njëzetë, elitat politike, kulturore dhe financiare promovuan kufij të hapur, tregje të hapura dhe mendje të hapura.

Por në gjysmën e parë të këtij shekulli, ky projekt i pafund i hapjes, duket krejtësisht i ngurtësuar nga një sërë dogmash. Ky projekt ka shkatërruar solidaritetin shoqëror të rrënjosur në familje, besim dhe komb.

Në Shqipëri, ndërsa politika shqetësohet për rikthimin e Sali Berishës, shoqëria jonë po shpërbëhet.

“Foltorja” dhe i vuajturi njeri, duket se më në fund, nuk do të tolerojnë shpërbërjen shoqërore pafundësisht.

Tranzicioni demokratik, që vazhdon ende, është shoqërir nga trazira të pashmangshme politike që shpesh janë shoqëruar me stanjacion ekonomik, paqëndrueshmëri të qeverisjes dhe rraskapitjes së njerëzve.

Sfidat e borxhit publik, largimi i brezit të ri, dhe rritja e ngadaltë ekonomike kanë arritur në një pikë ku kërkohet ndryshime të thella në rolin e qeverisë në jetën tonë. Në të njëjtën kohë, hendeku i thelluar mes dy partive politike, PD dhe PS,  si dhe fuqia e rrënjosur e grupeve të interesit do ta bëjnë të vështirë negocimin e ndryshimeve të nevojshme për rinovimin e sistemit.

“Konsensusi i shkatërruar” e vendos këtë përmbysje të afërt në kontekstin historik, duke na kujtuar se ne kemi kapërcyer prova të ngjashme në të kaluarën, në periudha relativisht të shkurtra, por intensive të konfliktit politik.

Ai konsensus që u thërmua edhe këtë herë, për zgjedhjen e nje presidenti konsensual në Shqipëri.

Zotat e fortë do të kthehen, në një formë ose në një tjetër!

E pra, detyra jonë është t’u kushtojmë vëmendje atyre që, duke udhëhequr arsyen dhe zemrën tonë, të frymëzojnë traditat tona më të mira!

Share: