Home KRYESORE Shoqëri histerike që moralin e bën vetëm në rrjet!!!

Shoqëri histerike që moralin e bën vetëm në rrjet!!!

Bravo Ermal” Nga Anisa Ymeri

Formatet ‘ a la Mamaqi’ janë larg të qenit histori suskesi frymëzuese për mua…por ky gjykimi publik për pasurinë e tij më duket shumë bullizues, ndërkohë që shumë nga ju flisni kundër bullizmit të mësueses.

Ermali dhe bashkëshortja e tij nuk kanë vjedhur fonde publike për t’u pasuruar (Ah sikur t’i vërsuleshit kështu atyre që na vjedhin çdo ditë Perëndie).

Ata janë pasuruar falë vizionit të tyre duke iu gjetur kokën shqiptarëve.

Bravo të dyve!

Janë pasuruar përmes humorit (banal shpesh) në ekran. Ju e keni ndjekur dhe klikuar, ata kanë fituar.

Bravo Ermal!

Janë pasuruar me seriale (shpesh banale) që ju dhe fëmijët tuaj i keni ndjekur në kinema…dhe jeni shtyrë për të blerë një biletë.

Bravo Ermal!

Janë pasuruar me fustane nushesh. Juve i keni paguar aq sa ata i kanë vënë çmimin.
Bravo Ermal & Ami!

Janë pasuruar duke iu kënduar në dasmat tuaja.
Bravo Ermal!

Janë pasuruar me leksione si të jeni të suksesshëm. Fëmijët tuaj dhe ju keni “thyer dyert” për të qenë në ato salla.

Bravoooo Ermal!

Pra, ata janë pasuruar falë vizionit dhe punës së tyre dhe klientë ju kanë JU, edhe shumë nga ju që shkruani tani.

Ju heq kapelen Ermal dhe Ami se e di mirë se sa e vështirë është të bësh biznes në Shqipëri.

P.S: Shoqëri histerike që moralin e bën vetëm në rrjet!!!

Share: