Home KRYESORE “Ç’e do Brukselin, jep dorëheqjen”,Açka-Ramës: Me pr*stitutën e Rusisë vendose…

“Ç’e do Brukselin, jep dorëheqjen”,Açka-Ramës: Me pr*stitutën e Rusisë vendose…

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka reaguar pas postimit të kryeministrit Rama ditën e djeshme në “Twitter”, ku ky i fundit la të kuptohej se mund të mos merrte pjesë në samitin e BE që do të zhvillohet më 23-24 qershor.

Në nj reagim në rrjetet sociale, deputetja Açka ka reaguar ashpër kundër kryeministrit Rama, duke i kërkuar atij të japë dorëheqjen pasi me presidentin serb “vendosi mos të shkonte në Samitin e BE”.

“Çetat e Ballkanit tuj tregu munxët Europës

Ç’e do Brukselin kur ke Surrelin!

Zoti Kryeministër!

Kush je ti që i jep të drejtë vetes të mos paraqitesh në Samitin e ardhshëm të Bashkimit Europian në data 23-24 në Bruksel, kushtuar veçanërisht Ballkanit Perëndimor?

Ti je veç një ofiqar i lartë i shqiptarëve, që je aty me vota të vjedhura, të blera, të grabitura, gjë e njohur botërisht tashmë. Kë shqiptar pyetje në duhet të shkosh në Bruksel, apo jo?

Ti the se u këshillove për këtë vendim me Maqedoninë e Veriut dhe me Serbinë, dhe shpotite se nuk ia vlekërka të shkosh në Bruksel. Me Vuçiçin? Prostitutën gjatovine të Rusisë? Me Vuçiçin ti vendos në duhet të paraqitemi ne shqiptarët në Europë?

Ti e di më mirë se secili prej nesh, se Shqipëria e lidhur me Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, është vetëm një preteks që Europa përdor kundër regjimit tënd të korruptuar skajshëm.

Nuk është fare e vështirë për Europën ta ndajë Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut për të nisur negociatat, por nuk e bën, sepse e di që ti do ta përdorësh vetëm për propagandë dhe jo për të përmirësuar jetën e atyre mijëra të varfërve që prodhon përditë magjeja e politikës tënde neofashiste, piruetat e narkoshtetit tēnd dhe hargalisja mbi terrene të brishta gjeopolitike ku ecim në të gjithë bashkë si shqiptarë.

Nëse nuk do të shkosh në Bruksel – fundja ç’e do ti Brukselin kur ke Surrelin! – jep dorëheqjen! Kështu bëjnë shtetarët europianë kur dalin mbi dëshirat e popujve të tyre”,-shkruan Açka në reagimin e saj./Opinion.al

Share: