Home Approccio Italo Albanese Java e kulturës italiane/ Në Tiranë vjen edhe Albano Carrisi

Java e kulturës italiane/ Në Tiranë vjen edhe Albano Carrisi

Shqipëria mikpret Italinë, në javën e kulturës italiane që fillon të martën në mesnatë me ceremoninë e ndezjes së dritave artistike dhe që do të vijojë deri më 7 qershor ku do të mbyllet me koncertin e mjeshtrit të muzikës italiane Albano Carrisi në Amfiteatrin e Liqenit.

“Në mesnatë pa një minutë fillon java e Italisë. Kemi 54 evente dhe nuk kemi asnjë minutë për të humbur. Këtë mesnatë ju pres të gjithëve kur do të ndezim dritat”, thotë ambasadori i Italisë në Shqipërisë, Fabrizio Buçi.

Eventet i kushtohen ekspozitave, kinemasë italianë, në mbrëmjen e 1 qershorit shfaqjes verdiane Ballo me Maska nga Teatro Regio di Parama së bashku me TKOB. Po ashtu shijimit të picave italiane më 4 qershor tek sheshi “Italia”, teatrit, kulturës arbëreshe, arkitekturës etj.

Kjo do të jetë një javë plotë art, kulturë, koncerte, shije, filma dhe shumë surpriza të tjera. Ndërkohë që sonte një galeri fantastike e përbërë nga 20 harqe Luminarie tradicionale Pulieze do të ndriçojë sot në mesnatë qiellin e Tiranës.

Top Channel

Share: