Home Gjeo-Ekonomia Shqipëri-Kosovë pa kufij për festat zyrtare dhe në fundjavë, ja marrëveshja

Shqipëri-Kosovë pa kufij për festat zyrtare dhe në fundjavë, ja marrëveshja

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Bledi Çuçi tha në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive në Prishtinë se protokolli i parë që do nënshkruhet këtë të hënë, do të arrijë që të lehtësojë qarkullimin në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë gjatë periudhës së verës.

Kështu, të gjithë shtetasit shqiptarë që duan të pushojnë në Kosovë dhe anasjelltas gjatë periudhës së verës, duke nisur nga 1 qershori, si dhe në festat zyrtare do të kalojnë në kufi pa u regjistruar për të shmangur radhën dhe vonesat në qarkullim.

“Protokolli i parë që do nënshkruajmë me homologun Svelça që përgjatë periudhës së verës dhe gjatë fundjavave kur ka fluks lëvizjeje nga të dyja krahët ne do ta lehtësojmë plotësisht. Nëpërmjet protokollit të parë që do nënshkruajmë do përcaktojmë që prej 1 qershorit deri në 1 shtator, për çdo fundjavë dhe çdo ditë feste shtetërore në kufijtë tanë shtetasit e Kosovës dhe Shqipërisë do kalojnë pa qenë nevoja e regjistrimit nga organet kufitare në mënyrë që të mos krijohet asnjë radhë apo vonesë për qytetarët në ë dyja anët”-tha Çuçi./opinion.al

Share: