Home Gjeo-Ekonomia Firmoset marrëveshja, hiqen kufizimet për pranimin e studentëve mes dy vendeve

Firmoset marrëveshja, hiqen kufizimet për pranimin e studentëve mes dy vendeve

Në mbledhjen e 8-të mes dy qeverive është nënshkruar marrëveshja ndërmjet ministres së Arsimit në Shqipëri dhe ministrit të Arsimit në Kosovë.

Kjo marrëveshje kishte të bënte me heqjen e kufizimeve për pranimin e studenteve në universitetet e dy vendeve.

“Hiqen të gjitha kufizimet në pranimin e studenteve në institucionet publike ndërmjet dy vendeve. Më gëzon fakti që po nënshkruhet në prag të afateve për pranim të studentëve dhe mund të zbatohet nga ky vend”,-tha ministri i Arsimit në Kosovë.

“Një nga lajmet më të mira të kësaj mbledhje, ne sot u japim mundësi të barabarta dhe kushte të barabarta të gjithë të rinjve nga Shqipëria dhe Kosova për të studiuar në universitet tona. Do të unfikojmë të gjitha proceduarat që lidhen me aplikimin apo regjistrimin e studenteve. Duke filluar nga ky vit të rinjtë e dy vendeve mund të konkurojnë në mënyrë të barabartë me njëri tjetrin. Ne do ta zbatojmë menjëherë”- tha ministrja e Arsimit Evis Kushi./Opinion.al

Share: