Home Gjeo-Ekonomia Nis mbledhja në Prishtinë, Kurti: Janë zbatuar të gjitha marrëveshjet, veç njërës

Nis mbledhja në Prishtinë, Kurti: Janë zbatuar të gjitha marrëveshjet, veç njërës

Ka nisur mbledhja e përbashkët e dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës që po zhvillohet këtë të hënë në Prishtinë.

Ka qenë Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ai që po flet i pari. Gjatë fjalës së tij Kurti është shprehur se mbledhjet e qeverive janë më efektive se kurrë më parë.

Po ashtu kreu i qeverisë së Kosovës bëri edhe një bilanc të marrëveshjeve, duke thënë se në 6 muaj te fundit janë zbatuar të gjitha, me përjashtim të njërës, e cila është në proces.

“Gjithnjë jemi një, tani duke kaluar nga një mbledhje në tjetër, duket ta kthejmë optimizmin në entuziazëm.

Kjo mbledhje vjen 6 muaj pas mbledhjes së kaluar, ku u nënshkruan 13 marrëveshje. Jam i kënaqur të njoftoj se janë zbatuar të gjitha marrëveshjet, veç njërës që pritet të hyjë në zbatim shumë shpejt.

Nga 127 prej tyre janë zbatuar 75 ose 59%. Marrëveshjet që do nënshkruhen sot kanë synim afrimin e qytetarëve duke ndërtuar infrastrukturën e përbashkët. Pritshmëritë tona janë reale. Proceset integruese të parashikuara në këto marrëveshje janë të gatshme. Na mbetet përcaktimi i shpejtimit të zbatimit të tyre. Pas 6 muaj do të kemi rezultatet konkrete.

Është e vërtetë se shqiptarët sot jetojnë më mirë se më parë. Progresin tonë duhet ta matim me atë të vendeve të zhvilluara. Pra na duhet një krahasim me atë që po bëjmë dhe ato që duhet të bëjmë.

Duhet të gjykohen edhe marrëdhëniet mes dy kombeve dhe rolin që kemi”, tha ndër të tjera Kurti./Opinion.al

Share: