Deputeti i PD-së Dashnor Sula ka zgjedhur të protestojë në një formë ndryshe për rritjen e çmimeve.
Në seancën plenare të ditës së sotme ai ka zgjedhur të shkojë me një shportë ushqimesh.
Sikurse duket në fotot e siguruara nga Opinion.al në shportë Sula mban disa nga produktet bazike si vaji, vezët, sheqëri, kosi etj.
Në një prononcim për mediat ai tha:“Po ju them që i kam marr në markën me çmimet më të ulëta. Këto bëjnë 30 mijë lekë. Sa i bie të ushqehen me këtë shportë që duhet një herë në tre apo dy ditë. Pra duhen 600 mijë lekë vetëm për tu ushqyer. Pa llogaritur ushqimet e tjera. Kam ardhur këtu sot në shenjë proteste”.
Sula bëri thirrje që qeveria të indeksojë çmimet dhe të hartohet një paketë e posaçme vetëm për produktet e shportës, në mënyrë që të ulet kostoja e tyre./Opinion.al