Di Adela Kolea
- Emrin “Zucchero” – “Sheqer”, ia pati vĂ«nĂ« mĂ«suesja e shkollĂ«s fillore.
Ai është një nga kantautorët më të aftë që kemi këtu në Itali dhe nga të preferuarit e mi.
Nga më të njohurit artistë italianë në arenën ndërkombëtare.
Ka lindur në zonën rrotull nesh, Reggio Emilia.
Koincidenca deshi të jenë me origjinë nga lokalitete të afërta, ai dhe Giuseppe Verdi e me gjithë ndryshimet epokale apo ato të stilit e zhanrit muzikor përkatës, si emërues të përbashkët ata të kenë dy gjëra të ngjashme:
muzikën dhe kapelen, tip borsalino.
Elementë dallues këta për të dy, ikonikë.
Ndalem shpesh në analizimin e teksteve të këngëve të tij, që i bëjnë kompeticion të ashpër edhe vetë muzikës së tij brilante.
Tekstet e këngëve të tij janë secili, i kushtuar dikujt apo diçkaje që ai ka hasur përgjatë gjithë jetës së vet, autobiografikë pothuajse të gjithë.
Nuk lindin nga rastësia, janë të kërkuar.
Duke nisur qĂ« nga emri i artit “Zucchero” – “Sheqer”, se ai nĂ« realitet quhet Adelmo Fornaciari.
Emrin “Zucchero” – “Sheqer”, ia pati vĂ«nĂ« mĂ«suesja e shkollĂ«s fillore.
Ajo e thërriste:
“Sei dolce come lo zucchero!” – “Je i Ă«mbĂ«l si sheqeri!”, sepse ai ishte fĂ«mijĂ« shumĂ« i urtĂ« e i Ă«mbĂ«l.
E ky zgjodhi Zucchero-n si emĂ«r arti, madje i ka sjellĂ« fat tĂ« Ă«mbĂ«l nĂ« karrierĂ«,- thotĂ«âŠ
Më ka bërë përshtypje çdo tekst kënge e tij, sepse pasqyrojnë çdo fazë të tij të jetës, me momente të lumtura a të hidhura.
P.sh qeshĂ« ndalur veçanĂ«risht te kĂ«nga e tij “Chocabeck”.
“Chocabeck” Ă«shtĂ« njĂ« neologjizĂ«m i sjellĂ« prej tij.
Nuk ekziston në fjalorin italian të gjuhës.
ĂshtĂ« bashkimi i dy termave nĂ« dialektin e vendlindjes sĂ« tij, Reggio, “cioca” (çukit) e “bec” (sqepi).
Ishte një term që ai e mban mend nga fëmijëria.
I ka mbetur kjo fjalë e ngulitur, se e përdorte i ati.
Si person shumë të ashpër e kujton të atin, autoritar e të ftohtë.
Edhe për muzikën e kitarrën, e ka mbështetur e ëma por, jo babai.
E ajo e tyre, familje e varfër.
Kur i ati i pĂ«rmendte “chocabeck”, donte tĂ« thoshte se nĂ«se nĂ« pjatĂ« “çukiste zogu”, atĂ« ditĂ« nĂ« pjatĂ«, ai nuk do tĂ« kishte gjĂ« pĂ«r tĂ« ngrĂ«nĂ«, pĂ«rveç nja dy thĂ«rrimesh, madje, nĂ«se dĂ«gjohej zhurma e vrazhdĂ« e sqepit nĂ« pjatĂ«, do tĂ« thoshte qĂ« edhe vetĂ« thĂ«rrimet qenĂ« mbaruar.
Ndaj ai titulloi albumin “Chocabeck”.
Zucchero ka pasion kapelet, kryesisht borsalino.
I ka mbetur ky pasion nga gjyshi i vet nga i ati, Roberto.
Ai ka mbi 400 kapele, që i blen kudo nëpër botë, edhe në tregjet e rrobave të përdorura e i stilizon e personalizon në status symbol të vetin.