Home KRYESORE Aktivistët në mbrojtje të Butrintit nuk lejohen në Komisionin Parlamentar!

Aktivistët në mbrojtje të Butrintit nuk lejohen në Komisionin Parlamentar!

Nga Aulon Kalaja

Sot nuk na lejuan të hynim në Komisionin e Ekonomisë, ku do shqyrtohej dekreti i Presidentit, për dhënien me konçesion të Butrintit.

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë,zoti Eduard Shalsi, na tha se ju nuk do dëgjoheni dhe nuk mund të hyni në komisionin që ai drejton.

Megjithëse jemi palë e interesuar dhe kemi dëguar shkresë të protokolluar, të premten e kaluar në Kryesinë e Kuvendit.

-Zoti Shalsi na pohoi se do e kalonin në komision, se nuk do ndryshonte asgjë, madje se do t’a kalonin dhe në Parlament, si herën e parë, pa marë parasysh asgjë. Këto na i tha në zyrën e tij, pra jo në komision. Po ashtu pohoi, se na kishte dëgjuar nga “youtube”, ne dhe disa të tjerë. Dhe se nuk është koha më për dëgjesa por për vendimarrje.

-Atherë unë e pyeta, a do të futemi dhe ne në Komision, apo do jenë vetëm shitësit dhe blerësit e Butrintit?!

-Ai tha, JO, ju nuk jeni të ftuar. Por ju ishit vetëm për t’ju pritur tek zyra ime dhe debatuam në koridor.

(ndërkohë ndiqni videon.
Përfaqësia e Alenacës për Mbrojtjen e Butrintit, përbëhej nga:
1- Apollon Baçe- Anëtar i Alademisë së Shkencave, arkeolog.
2- Aulon Kalaja- Gazetar dhe aktivist.
3- Sazan Guri- Ekspert mjedisi dhe avokat.
4- Altin Goxhaj- Avokat dhe aktivist.
5- Andi Tepelena- Aktivist.
6- Redon Meksi- Avokat dhe aktivist.
7- Ardit Zeneli- Gazetar dhe aktivst.
8- Kristina Kurti- Avokate.
(Video nga gazetari Ardit Zeneli)

Share: