Home Gjeo-Ekonomia Aktiviteti spiunazhit rus alarm në Zvicër.

Aktiviteti spiunazhit rus alarm në Zvicër.

Përgatiti Lavdërim Lita

Zvicra është e alarmuar nga aktiviteti i spiunazhit rus. Në një raport zyrtar të lëshuar të martën, autoritetet sinjalizojnë për një kërcënim në rritje të paraqitur nga një rrjet i zgjeruar.

Këto janë pikat e raportit:

1) Gjeneva, një qendër diplomatike dhe përfaqësuese, është qyteti ku veprimtaria është më intensive.

2) Çdo agjent menaxhon nga 3 deri në 5 burime të rekrutuara në aparate sigurie, institucione, zyra publike dhe private.

3). Shërbimet e Moskës operojnë në dy nivele: ka rezidentë që lëvizin nën mbulesën diplomatike – dhe ” ilegalët/të paligjshëm”, të instaluar në vend.

4) Pozita gjeografike e Zvicrës favorizon udhëtimin në pjesën tjetër të kontinentit: hetimet e mëparshme kanë zbuluar tranzitin e ekipeve speciale të përfshira më pas në misione jashtë vendit.

5) Raporti konfirmon trendin e regjistruar nga shumë qeveri perëndimore: pas pushtimit të Ukrainës pati dëbime masive të diplomatëve/spiunëve rusë. Megjithatë, kjo masë nuk u miratua nga Konfederata Zvicerane.

Share: