Home Gjeo-Ekonomia Analisti Azemi nga Maqedonia: Open Balkans kundër Kosovës

Analisti Azemi nga Maqedonia: Open Balkans kundër Kosovës

Analisti nga Maqedonia e Veriut Emin Azemi, themelues i gazetës së parë shqiptare në Maqedoni, “Fakt” i ftuar në emisionin Pa Filtra të gazetarit Artur Nura, tha se Open Balkans nuk është në favor të Kosovës! Sipas Azemit Tirana, Edi Rama do duhet që para se të konsultohej me Vucicin në Beograd të konsultohej me Kurtin në Prishtinë dhe jo të “bypasohej” gjaku i dergjur në Kosovë!

Analisti Azemi i pyetur nga gazetari Artur Nura nëse shqiptarët në Maqedoninë e Veriut po dëmtohen nga diferencat Bullgari – Maqedoni, u përgjigj se shqiptarët me zgjuarsi nuk u bënë pjesë e konfliktit identitar maqedonas dhe incidentet e vogla shqiptaro – maqedonase u menaxhuan mjaft mirë.

Share: