Home KRYESORE Shano, njëri nga themeluesit e PD: Basha maska e Berishës dhe PD...

Shano, njëri nga themeluesit e PD: Basha maska e Berishës dhe PD drejt ndarjes!

Ekonomisti dhe njëri nga themeluesit e partisë demokratike, dy herë zv. Ministër i ekonomisë dhe financave, Dritan Shano i ftuar në emisionin Pa Filtra të gazetarit Artur Nura tha se Lulzim Basha ka qenë maska e Sali Berishës dhe se gjithëçka u menaxhua prej të dyve për rikthim të liderit historik në krye të PD!

I pyetur nga gazetari Nura nëse po sugjeronte se këta dy politikanë kështu paskan përdorur dhe në ndërkombëtarët, ambasadën e SHBA-së? Shano tha se padyshim edhe ata duhet ta konsiderojnë këtë që po them!

Kundrejt pyetjes nëse do të kemi një apo dy parti Demokratike, Shano u përgjigj se shumë shpejt, jo dy, po tre parti do të kemi! Sipas Shanos përveç partisë së Berishës, do të kemi dhe partinë e Bashës dhe Alibeajt, por edhe atë të pjesës më të madhe të anëtarësisë e cila nuk ndihet mirë në asnjërin prej këtyre grupimeve!

Share: