European Commissioner for European Green Deal Frans Timmermans, left, speaks with from left, Luxembourg’s Energy Minister Claude Turmes, Ireland’s Minister for the Environment Eamon Ryan and Denmark’s Minister for Climate Dan Jorgensen during an emergency meeting of EU energy ministers in Brussels on Tuesday, July 26, 2022. European Union governments Tuesday neared an agreement on rationing natural gas this winter to protect against any further supply cuts by Russia. (AP Photo/Virginia Mayo)
Ministrat e Bashkimit Evropian për Energji kanë arritur pajtueshmëri që shtetet e tyre të zvogëlojnë përdorimin e gazit, në rast se Rusia ndal furnizimet.https://17cd1853e321b5ed39ea042ef7236296.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html
Pas negociatave të zhvilluara të martën, vendet anëtare të BE-së janë pajtuar se shtetet duhet që vullnetarisht të zvogëlojnë përdorimin e gazit për 15 për qind, nga gushti deri në muajin mars.
“Ky nuk ishte mision i pamundur”, ka thënë Republika Çeke, e cila udhëheq presidencën e BE-së në gjashtë muajt e ardhshëm.https://17cd1853e321b5ed39ea042ef7236296.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html
Megjithatë, në disa draft-plane që ka parë transmetuesi britanik BBC, është sugjeruar se marrëveshja është e zbehtë, për shkak se shtetet mund të kërkojnë përjashtime.
“Në përpjekje për të rritur sigurinë e BE-së në furnizimet me energji, vendet anëtare kanë arritur marrëveshje politike që vullnetarisht të zvogëlojnë përdorimin e gazit natyror për 15 për qind këtë dimër”, ka thënë BE-ja.
“Qëllimi i zvogëlimit të përdorimit të gazit është që të ketë rezerva për dimër, në mënyrë që të përgatitemi për një ndërprerje të gazit nga Rusia, e cila është duke i përdorur furnizimet me energji si armë”.
Marrëveshja për zvogëlim vullnetar të përdorimit të gazit mund të bëhet e detyrueshme në rast të ndonjë emergjence.
BE-ja ka thënë se disa shtete, që nuk janë të lidhura me gazsjellës të vendeve tjera, mund të përbëjnë përjashtim nga kërkesa për një zvogëlim të tillë, meqë nuk kanë furnizime alternative.
Kjo marrëveshje vjen pasi kompania shtetërore e energjisë në Rusi, Gazprom, ka bërë të ditur për një zvogëlim të sërishëm të furnizimeve me gaz në Gjermani, ashtu që të mundësohen punimet në gazsjellësin Rrjedha Veriore 1.
Gazsjellësi, i cili bart gazin nga Rusia në Gjermani, ka dërguar gaz nën kapacitetin që ka tash e sa javë.
Muaj më parë, Gazpromi veçse ka ndalur furnizimet me gaz për Bullgarinë, Danimarkën, Finlandën, Holandën dhe Poloninë, pas refuzimit të tyre që të zbatojnë urdhrin e Kremlinit për të paguar faturat në rubla, dhe jo në dollarë apo euro.
Më herët gjatë këtij muaji, ky gazsjellës – më i madhi i Rusisë në Evropë – është mbyllur për shkak të punimeve 10-ditore, duke nxitur shqetësime në Evropë se ai mund të mos i rikthehet më punës.
Dërgesat kanë rinisur pesë ditë më parë – ndonëse me kapacitet të zvogëluar.
Mirëpo, të hënën, Gazprom-i ka thënë se do t’i ndalë furnizimet edhe një herë.
Këtë herë kompania ka thënë se i duhet të ndalë furnizimet gati përgjysmë, në mënyrë që t’i kryejë punimet.
Megjithatë, Qeveria gjermane ka thënë se nuk ka arsye teknike për të kufizuar furnizimet.
Zelensky: Rusia po e shantazhon Evropën përmes gazit
Ukraina e ka akuzuar Moskën për “luftë gazi” kundër Evropës, si dhe për ndalje të furnizimeve për të nxitur “terror” ndaj njerëzve.
“Shantazhi me gaz në Evropë, që vetëm sa shkon e përkeqësohet çdo muaj, është i nevojshëm për shtetin terrorist në mënyrë që të vështirësojë jetën e çdo evropiani”, ka thënë presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në adresimin e tij ditor.
Ai ka thënë se Rusia me qëllim është duke e bërë më të vështirë për Evropën që të përgatitet për dimër, pa e marrë parasysh situatën, me të cilën mund të përballen njerëzit në atë stinë.
Bashkimi Evropian e ka siguruar 40 për qind të gazit nga Rusia vitin e kaluar.
Lajmi për një tjetër zvogëlim të sasisë së gazit rrit presionin ndaj shteteve të BE-së që të ulin varësinë e tyre ndaj gazit rus.
Ky vendim, po ashtu, ua bën atyre edhe më të vështirë sigurimin e gazit për muajt e dimrit.
Prej nisjes së luftës në Ukrainë, nga ana e Rusisë, më 24 shkurt, çmimi i gazit është rritur dhe ky konflikt ka pasur ndikim në faturat e energjisë në gjithë botën.
Kremlini ka thënë se çmimet e larta janë rezultat i sanksioneve të Perëndimit, duke insistuar se është partner i besueshëm i energjisë dhe nuk është përgjegjës për pengesat e fundit në furnizimet me gaz.
Ndërkohë, Ukraina ende shpreson që marrëveshja e arritur me Rusinë, nën ndërmjetësim të Kombeve të Bashkuara, do të nënkuptojë që eksportet e grurit të rinisin nga portet e Detit të Zi “brenda ditësh”.
“Nëse palët garantojnë siguri, marrëveshja do të zbatohet. Nëse jo, nuk do të zbatohet”, ka thënë ministri ukrainas i Infrastrukturës, Oleksandr Kubrakov.
Në adresimin e tij ditor, Zelensky ka thënë se beson që eksportet e grurit nga Ukraina do të nisin sërish këtë javë.
Komentet e tij pasuan shqetësimet se marrëveshja mund të dështojë, meqë Rusia ka shënjestruar portin kyç të Ukrainës, Odesan, me raketa, ditën e shtunë.
Rreth 20 milionë tonë të grurit janë bllokuar në Ukrainë, në pamundësi për t’u bartur, sepse marina ruse kontrollon pjesën më të madhe të Detit të Zi.
Top Channel