Home KRYESORE Vrau shoqen e klasës, gjykata kërkon transmetimin live të ekzekutimit të 21-vjeçarit

Vrau shoqen e klasës, gjykata kërkon transmetimin live të ekzekutimit të 21-vjeçarit

Një gjykatë egjiptiane ka kërkuar që ekzekutimi i vrasësit që goditi me thikë një studente për refuzimin e propozimit të tij për martesë të transmetohet drejpërdrejtë në televizion kombëtar.

Autori 21-vjeçar Mohamed Adel, u shpall fajtor për vrasjen e shoqes së tij të klasës, Naira Ashraf kur ajo e refuzoi atë, ndërsa u dënua nga Gjykata me vdekje me 6 korrik.

Nga mediat vendase mësohet se Gjykata i ka dërguar një letër Parlamentit ku i kërkon që ekzekutimi i 21-vjeçarit të transmetohet drejtpërdrejt,me arsyen e parandalimit të krimeve të ngjashme në të ardhmen.

Në letrën e drejtuar Parlamentit thuhet se: “Transmetimi, qoftë edhe vetëm një pjesë e fillimit të procesit, mund të arrinte qëllimin e parandalimit, i cili nuk u arrit duke transmetuar vetëm dënimin”.

Studentja Adel u sulmua nga 21-vjeçari Ashraf jashtë Universitetit Mansoura më 20 qershor. Në raportimin e mediave, thuhet se e reja u godit me thikë disa herë në pjesën e qafës dhe në gjoks.

Hera e fundit që një televizion shtetëror transmetoi drejtpërdrejt ekzekutimin me vdekje, ishte në vitin 1998. Asokohe u transmetua ekzekutimi i tre burrave që kishin vrarë një grua dhe dy fëmijët e saj në shtëpinë e tyre në Kajro./opinion.al

Share: