Home KRYESORE “Bukë e krypë e zemër” i Elektra Haxhia Çapalikut është një nga...

“Bukë e krypë e zemër” i Elektra Haxhia Çapalikut është një nga librat më tërheqës që kam hasur këto kohë.

Nga Enkel Demi


Autorja nuk është një njeri që të shfaqet kudo apo të flaës për veten, madje sipas meje ka një qëndrim të tërhequr, i cili keqkuptohet në Shqipëri, madje mund të merret për dobësi.

Pas “Magazina e komunizmit shqiptar”, “Bukë e krypë e zemër” është një tjetër e papritur shumë e këndshme që të pret nga kjo shkrimtare dhe studiuese e arrirë.

Shumëkush mund ta marrë librin “Bukë e krypë e zemër” si një përmbledhje me receta kuzhine të qytetarisë shkodrane, por unë e lexova me ëndje, pasi stili i të shkruarit, shpjegimet, ndodhitë janë rrëfyer kaq këndshëm sa e ke shumë të lehtë të kalosh nga sallata me ullinj të zinj tek përgatitja e tespixhes.

Disa prej recetave janë botuar më parë prej Ernest Koliqit në periodiken “Shejzat” dhe janë shkruar prej një murgeshe. Këto receta Elektra Haxhia i ka shkundur prej pluhurit të kohrave të shkuara, por edhe duke ia freskuar shkodranishten e përshkrimit.

Po kështu, shumëllojshmëria e recetave është një pasuri më vete, tek sheh dallimet mes mënyrës si e gatuajnë të njëjtën gjellë myslimanët dhe katolikët e Shkodrës.

Ndryshe nga sa do të bënin shefat e kuzhinës që do hidhnin foto të bukura për gatimet e tyre, shkrimtarja na përshkruan periudhën kohore, zhvillimet politike, ekonomike e shoqërore të qytetit, zakonet etij, për të mbërritur tek recetat e gatimit.

Share: