Home KRYESORE Regjistri për krimet seksuale/ Kuvendi miratoi ligjin, emrat e pedofilëve do të...

Regjistri për krimet seksuale/ Kuvendi miratoi ligjin, emrat e pedofilëve do të shfaqen në e-albania

Pas 3 vite përpjekjesh dhe me firmat e mbi 20 mijë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, Kuvendi miratoi ligjin për “Regjistrin Kombëtar të të Dënuarve për Krime Seksuale”, një mekanizëm mbrojtës për fëmijët tanë kundër abuzimeve seksuale.

Pas një maratonë diskutimesh, kuvendi e miratoi ligjin si rrallë ndonjëherë, në unanimitet të plotë. Rreth ligjit ka folur dhe Iris Luarasi, pjesë e Shoqërisë Civile, një ndër nismëtaret.

Varianti që ne çuam në Parlament ishte mbështetur nga 28 organizata të shoqërisë civile, por mbi të gjitha me 22 mijë firma qytetarësh. Në kohë pandemie të mblidhje 22 mijë firma qytetarësh dhe që janë të barazvlefshme me firmat për të çuar 2 deputetë në parlament, padiskutim që përbën një fitore për të gjithë, mbi të gjitha për qytetarët që tani e tutje do të kenë akses në një regjistër kombëtar, për autorët e krimeve seksuale. Ky ligj ka edhe fuqi prapavepruese, pra në të do të përfshihen edhe autorë të krimeve seksuale që e kanë kryer dënimin, më përpara.

Nëse dyshoj që fqinji im është pedofil, atëherë kërkoj nëpërmjet eAlbania-s, përmes një elementi të ri që do t’i shtohet kësaj platforme. Aty hyjmë me të dhënat tonë dhe duke lënë gjurmë në sistem që ne po kërkojmë për këtë person, që dyshojmë se është pedofil.

Çdo person në Republikën e Shqipërisë e ka detyrim ligjor dhe dënohet me gjobë, nëse nuk e bën këtë, që në rast se ndërron banesën, të shkosh në zyrën e Gjendjes Civile.

Përsa i përket punësimin të autorëve të krimeve seksuale, ligji parashikon që ata megjithëse kanë vuajtur dënimin ndalohen të punojnë në institucione ku ka fëmijë, si shkolla, kopshte, jetimore etj.

Një gjë që do të doja ta theksoja në fund, që predatorët seksualë duhet ta kenë të rrënjosur në mendje, para se të kryejnë krime seksuale, që emri i tyre do të qëndrojë në Regjistrin Kombëtar deri në ditën që ata ndërrojnë jetë, emri do të jetë aty.”- tha Luarasi.

360grade.al

Share: