Home Gjeo-Ekonomia Çelja e negociatave/ Flamuri kuq e zi valëvit në oborrin e BE-së,...

Çelja e negociatave/ Flamuri kuq e zi valëvit në oborrin e BE-së, flamuri europian ngrihet para Kryeministrisë

Një ditë pasi u hapën zyrtarisht negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë me Bashkimin Europian, në Bruksel valëvitet flamuri kuq e zi.

Ndërkohë, këtë mëngjes në ambientet e Kryeministrisë në vendin tonë, u ngrit sot simbolikisht flamuri europian. Në një ceremoni ku të pranishëm ishin ambasadorë e diplomatë të huaj në vendin tonë, kryeministri Edi Rama tha se tani “kemi mundësinë e artë të bëjmë shtetit që meritojnë fëmijët tanë.

Ky, u shpreh Rama, është rrugëtimi që të gjithë e kemi dashur e që brezat e ardhshëm nuk patën fatin ta kenë.

“Ky është një rrugëtim drejt paqes dhe lirisë, drejt shtetit modern e demokratik të shqiptarëve dhe jo nënshtrimit ndaj pushtuesve dhe perandorive që në historia ua kanë imponuar shqiptarëve.

Falenderoj sot me përulësi të gjithë shqiptarët që me besimin e tyre më bënë një pjesë kaq të rëndësishme të këtij rrugëtimi,. Kërkoj thellësisht ndjesë për gabimet e mia. Nga thellësia e shpirtit, ju them që kurrë s’kam qenë më i bindur për ta merituar besimin e tyre”, tha kryeministri.

16 vite pas firmosjes së marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, Shqipëria çeli në 19 korrik negociatat për anëtarësim me Bashkimin Europian. Në konferencën e parë ndërqeveritare, mbajtur në Bruksel, kreu i qeverisë Edi Rama, e konsideroi aëntarësimin në BE, një çështje për ‘jetë a vdekje’, ndërsa u shpreh se vendi do të vijojë në përmbushjen e sfidave.Tani, hapi i parë në procesin e bisedimeve pas Konferencës Ndërqeveritare do të pasohet nga puna mes Komisionit dhe ekipeve negociuese për shqyrtimin e akteve europiane që do të bëjë të mundur që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të dinë detyrimet mbi traktatet e marrëveshjet europiane.Ulja në tryezë për bisedimet konkrete kalon përmes procedurave të tjera, të cila zgjasin në kohë. Në shtator pritet që Shqipërisë t’i kërkohet të japë shpjegime se ku qëndron ajo në raport me çështjet që përmban grup-kapitulli i parë që lidhet me shtetin e së drejtës. Sipas metodologjisë së re, bisedimet nuk zhvillohen më mbi bazë kapitujsh të veçantë, por mbi 6 grup-kapitujsh, ku pa u hapur ai për shtetin ligjor, nuk mund të hapet asnjë tjetër.

Pas shpjegimit nga ana e Shqipërisë, Komisioni Evropian paraqet një raport vlerësues se ku është vendi me secilin nga kapitujt e grupit të parë, dhe mbi bazën e tij u paraqet vendeve anëtare se çfarë duhet plotësuar. Në këtë rast vendimmarrja është konsensuale, dhe çdo vend anëtar mund të bëjë shtesa përtej raportit të Komisionit. Shqipëria më pas duhet të hartojë plan-veprimin për uljen në bisedime dhe vetëm kur konsiderohet se janë përmbushur standardet për hapjen e bisedimeve, propozohet nisja e tyre për grup-kapitullin e parë./Top Channel

Share: