Kam thënë më parë se e drejta referendare, është domosdoshmëri për një politikë të përgjegjshme dhe zhvilluese. Z. Meta, sot përmendi referendumet. Shikoj si diçka pozitive angazhimin e sa më shumë kolegëve të mi në këtë çështje. Kjo nismë është e shëndetshme për demokracinë, sidomos në një moment të vështirë ku një njeri synon të kapë të gjithë pushtetet.
Për të rikujtuar dhe njëherë, para 7 muajsh, prezantova platformën e re politike, ku rol të veçantë mban e drejta referendare. Grupimi PO Për Shqipërinë, ka krijuar një draft propozim në lidhje me proçesin e referendumit.
Në mbështetje të kësaj nisme, këtë draft ia kam dorëzuar Kuvendit. Së bashku me Po për Shqipërinë, kemi organizuar tryeza të gjera diskutimi mbi mënyrën se si duhet të organizohen referendumet. Në vijim do të organizohen tryeza të tjera për të informuar më tej qytetarët për këtë nismë.
Kjo nismë, nxit angazhimin politik të qytetarëve, forcon demokracinë, dhe lehtëson proçesin e integrimit për Shqipërinë.